LAJMI I FUNDIT:

Rooney rikthehet në “Old Trafford”, Mourinho e quan legjendë të Unitedit

Rooney rikthehet në “Old Trafford”, Mourinho e quan legjendë të Unitedit

Sipas trajnerit të “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, sulmuesi veteran, Wayne Rooney meriton një mirëseardhje prej legjende te Manchester United, kur ai të rikthehet në “Old Trafford”, kësaj here me fanellën e Everton, për ndeshjen e të dielës.

Golashënuesi rekordmen i të gjitha kohërave te United, do të ndeshet me ish-klubin e tij për të parën herë që kur është rikthyer te Everton gjatë këtij afati kalimtar të verës, dhe Mourinho nuk ka asnjë dyshim për mënyrën se si tifozët e Manchester United duhet të tregojnë vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre ndaj Rooney.

Ai është një legjendë e vërtetë. Numri i golave, trofetë. Ai është qartësisht një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e Manchester United dhe mendoj se stadiumi do të tregojë respektin që ai meriton. Shpresoj që ta bëjnë para ndeshjes dhe pas saj, jo gjatë lojës”, deklaroi Mourinho.


Ai u pyet nëse futbollistët e United kanë përfituar nga mungesa e Rooney, u shpreh: “As që kam ndër mend ta them atë. Ai është një futbollist i Everton dhe unë nuk do të flas më për Wayne më shumë se kam folur deri tani. Ai është një legjendë e këtij klubi, meriton të mirëpritet në atë mënyrë, por gjatë ndeshjes ai është një futbollist i Everton, që dëshiron të fitojë ndeshjen”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori