Çfarë dhurate do t’i bënit njeriut të zemrës për festa?
Këtë pyetje e ka bërë ndoshta e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez e cila ditën e djeshme ka vizituar shumë dyqane.
Rodriguez është parë teksa mbante në dorë një çantë të rëndë të Guccit, ku supozohet të ketë edhe dhuratën për Ronaldon, i cili fitoi mbrëmë ‘Topin e Artë’, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por dihet se futbollisti portugez i pëlqen dhe nuk zgjedh çfarë do lloj dhurate për vete.
Ndryshe, Rodriguez është takuar me ish-shefin me ç’rast edhe kanë drekuar në kryeqytetin spanjoll të Madridit. /Telegrafi/