Telegrafi

Ronaldo vazhdon me gola te Al Nassr, kalon shifrën prej 500 golave në kampionate

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e mirë te Al Nassr, duke shënuar dy herë në ndeshjen e sotme ndaj Al Wehda.

Al Nassr po luan si mysafir i Al Wehda dhe rezultati momental është 2-0 në të mirë të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një pasim në zonë dhe me një gjuajtje për tokë shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i tij i 500-të në ndeshjet kampionale, të shënuara me pesë skuadra të ndryshme: Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al Nassr.

Nuk vonoi shumë dhe portugezi shënoi edhe në minutën e 40-të për 2-0.

Nëse Al Nassr e mbyll ndeshjen me fitore do të bëhet lider në Superligën e Arabisë Saudite me 37 pikë. /Telegrafi/