LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo u kundërpërgjigjet kritikëve me një përshkrim për situatën te Portugalia

Ronaldo u kundërpërgjigjet kritikëve me një përshkrim për situatën te Portugalia

Cristiano Ronaldo ka pohuar se është plotësisht i përkushtuar dhe i fokusua në garimin e Portugalisë në Kupën e Botës, pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan.

Sulmuesi veteran sulmoi Manchester Unitedin dhe trajnerin Erik ten Hag në një bisedë me prezantuesin televiziv javën e kaluar.

Intervista e tij bëri jeohnë në të gjithë mediat ndërkombëtare, derisa u aludua se fjalët e tij mund të kenë përçarë edhe përfaqësuesen portugeze.


“Energji të mira, ndjenja të mira, i njëjti përkushtim dhe i njëjti përqendrim që vendosim në secilën sfidë. Fokusohuni! Besim! Kudo që të jeni, Portugali, gjithmonë!”, ka shkruar pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Lojtari 37-vjeçar ka bërë të ditur se në rast se ia del ta fitojë Kupën e Botës, atëherë do të pensionohet nga futbollit.

Ai madje lidhet edhe me një rikthim te Real Madridi, si zëvendësues i Karim Benzemas që ka pësuar lëndim në stërvitje te Franca dhe Botërori ka përfunduar për të. /Telegrafi/