Ronaldo u kthehet golave nga goditja e dënimit, perlë e tij përballë Torinos

Cristiano Ronaldo po kalon një formë të jashtëzakonshme personale me fanellën e Juventusit.
Portugezi arriti të shënojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Torinos, ku Juventusi po fiton me rezultat 3-1.
CR7 arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, duke e lënë të shtangur Salvatore Sirugun.
Me këtë gol Ronaldo mbetet i dyti në renditjen e top-shënuesve në Serie A me 25 gola.
Ky ishte goli i parë nga goditja e dënimit në një ndeshje zyrtare me Juventusin. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































