Cristiano Ronaldo u bë viral të hënën në mbrëmje para sfidës mes Manchester United dhe Liverpoolit.

Sulmuesi portugez ishte ofruar për t'i përshëndetur Roy Keane e Gary Neville, por e injoroi keq ish-kapitenin e Liverpoolit, Jamie Carragher.


E gjitha u filmua drejtpërdrejtë nga Sky Sports, derisa tani në sfidën me Southampton, Cristiano Ronaldo ka vendosur që të bëj shaka me një ish-bashkëlojtar të tij.

Portugezi në dy momente e ka lagur me ujë ish-mbrojtësin anglez Rio Ferdinand dhe ky i fundit kishte hallin e këpucëve të tij.

Gjithsesi veprimi i Ronaldos ka shkaktuar të qeshura, me portugezin që pasi e lagu anglezin filloi të qeshë me të madhe.

Nuk vonoi shumë dhe Ronaldo u afrua për t'i përshëndetur legjendat angleze si Rio Ferdinand, Paul Scholes e Peter Crouch.

Shtrënimi i duarve dhe përqafimi edhe me Crouch, sipas mediave angleze bën të kuptohet se ajo e javës së kaluar mes Ronaldos dhe Carragher është personale.

Gjithsesi veprimi i Ronaldos duke bërë shaka me Ferdinand është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/TimelineCR7/status/1563492392463847425?s=20&t=DwCaLR6bMoLfQqfdtAdaqw

telegrafi sport app