Spektakli i mbrëmjes së sotme (e martë) i Big Brother VIP Albania solli shumë debate dhe situate të tjera mes banorëve.
Megjithatë, ndër momentet më të rëndësishme të natës janë eliminimi i një prej banorëve të nominuar gjatë javës.
Të shtunën e kaluara katër banorët që u rifutën së fundmi në shtëpinë e famshme, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi u dërguan në nominim nga këngëtarja Nita, të cilës iu dha mundësia përmes avantazhit në lojë si ‘lidere e shtëpisë’.
Ndërkohë, këtij nominim nuk ka arritur këtë herë t’i shpëtoi moderatori Ronaldo Sharka, duke përfunduar këtë aventurë për herë të dytë.
Kujtojmë që kanë mbetur më pak se një muaj deri në përfundimin e BBVA që nisi më 24 dhjetor 2022.
Finalja e madhe mbahet më 6 maj dhe fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro. /Telegrafi/