LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pritet të luajë sot me Man Utd, konfirmon Ten Hag

Ronaldo pritet të luajë sot me Man Utd, konfirmon Ten Hag

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është rikthyer në skuadër dhe është gati për ndeshjen e sotme (e diel).

Manchester Unitedi do të ndeshet sot me Rayo Vallecano në një ndeshje miqësore parasezonale.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në Old Trafford.


Risia e madhe e kësaj ndeshje është rikthimi i yllit portugez, Ronaldo, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë parasezon.

Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri i Djajve të Kuq, Ten Hag, i cili e ka ftuar Ronaldon për ndeshjen e sotme ndaj Vallecanos.

“Ai do të jetë në skuadër. Do të shohim se sa kohë mund të luajë”, ka thënë Ten Hag.

Ronaldo para disa javësh ka bërë kërkesë te drejtuesit e Unitedit për të lejuar largimin e tij drejt një klubi që luan në Ligën e Kampionëve.

Pse asnjë klub nuk po dëshiron të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon?
Lexo po ashtu Pse asnjë klub nuk po dëshiron të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon?

Sulmuesi portugez ka humbur turnetë parasezonal në Tajlandë dhe Australi, teksa ka munguar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Altetico Madridit.

37-vjeçari është lidhur me shumë klube të mëdha evropiane, por deri tani ende nuk ka asnjë ofertë konkretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori