Skuadra e trajnerit Rafa Benitez, ka arritur të fitojë në Kataluni, ku kishte përballë Espanyolin.

Në fund rezultati ishte 6-0 në të mirë të madrilenëve, në një ndeshje ku shkëlqeu futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA për vitin 2015, Cristiano Ronaldo.


Ronaldo realizoi hiq më pak se pesë gola në këtë takim, ndërsa një tjetër u shënua nga Benzema pas asistimit të portugezit.

Portugezi fillimisht shënoi hat-trick në pjesën e parë duke shënuar golat në minutat 7,17 dhe 20, ndërsa Benzema shënoi në minutën e 28-të.

Dy golat e fundit në ndeshje ylli portugez Cristiano Ronaldo i shënoi në pjesën e dytë ku të katërtin personal e realizoi në minutën e 61-të ndërsa të pestin 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Real Madridin në La Liga, pasi në ndeshjen e parë luajtën pa gola 0-0 ndaj Gijonit. /Telegrafi/

 
 
 
 
 
 
telegrafi sport app