Pasi u mbajt këtë të hënë në Paris çmimet “The Best” nga FIFA për vitin 2022, të gjithë kapitenët e skuadrave në lidhje me votimin u zbuluan se kë kishin zgjedhur.
Ajo çfarë ra në sy dhe që po bën bujë të madhe, është se Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë si kapiten i kombëtares së Portugalisë.
E vërteta është se nuk ka asnjë çudi, pavarësisht se shumë njerëz pyesin se ku ishte. Duhet të kujtojmë se në Kampionatin Botëror në Katar, lojtari tashmë i Al-Nassr përfundoi në bankinë nga trajneri Fernando Santos dhe shiriti iu dha Pepes. Vota e tij shkoi për Kylian Mbappen ndërsa injoroi Lionel Messin.
Pjesa tjetër e votave shkuan për ish-bashkëlojtarët e tij te Real Madridi, Luka Modric dhe Karim Benzema.
Sa çmime “The Best” ka fituar Cristiano Ronaldo?
Legjenda e Real Madridit dhe Portugalisë fitoi dy edicionet e para në 2016 dhe 2017. Në vitin e parë ai kishte fituar Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid në finale dhe Kampionatin Evropian (duke mposhtur Francën në finale). Një vit më pas ai u kurorëzua edhe një herë kampion evropian pasi ai dhe shokët e tij madrilen triumfuan ndaj Juventusit.
Si votoi Pepe në vend të Ronaldos
Qendërmbrojtësi veteran i Portos nuk e harroi të kaluarën e tij si një Madridist, kjo është arsyeja pse ai mund të ketë zgjedhur të votojë për Thibaut Courtois në vend të Emiliano Martinez dhe Yassine Bounou si portieri më i mirë i vitit. Për trajnerin më të mirë ai zgjodhi Carlo Ancelottin (Real Madrid), Ëalid Regragui (Marok) dhe Didier Deschamps (Francë). /Telegrafi/