Site icon Telegrafi

Ronaldinho ribashkohet me miqtë e vjetër, kalon ditën duke brohoritur për Messin në fitoren ndaj Kroacisë

Ronaldinho u ribashkua me Roberto Carlos, Cafu, Ronaldo dhe Dida në Kupën e Botës “Katar 2022”, të gjithë duke brohoritur për Lionel Messin dhe Argjentinën në fitoren e tyre në gjysmëfinale ndaj Kroacisë të martën mbrëma.

Legjenda braziliane e futbollit fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 në Kore dhe Japoni së bashku me yjet e lartpërmendur të cilët janë në pension tani.

Ronaldinho e ka ndarë këtë moment në llogarinë e tij personale në Twitter , duke shkruar “Kupa e Botës me një bashkim familjar”.

Messi dhe bashkëlojtarët e tij arritën në finale me një fitore 3-0 , duke marrë lëvdata të shumë njerëzve, por më së shumti nga R10.

Goli i dytë i Argjentinës, i asistuar nga Messi pas një përplasjeje “Maradoniane” në pjesë fushën e tij, ishte i mjaftueshëm për ta bërë Ronaldinhon të duartrokiste dhe të ngrihej nga këmbët.

 

Ronaldinho dhe Messi, miq të mirë

Ndërsa shikimi i Ronaldinhos duke duartrokitur për një gol të Argjentinës mund të nervozojë disa tifozë të Brazilit, është e rëndësishme të kuptohet se miqësia e tij me Messin shkon përtej rivalitetit të këtyre vendeve.

Ronaldinho, 42 vjeç dhe Messi, 35 vjeç, ishin një dyshe e mirë për t’u parë kur ata u bashkuan te Barcelona.

 

Ashtu si Ronaldinho, shumë tifozëve anembanë botës u është dashur të lënë mënjanë neverinë e tyre ndaj Argjentinës për të përkrahur Messin, i cili meriton një fitore në Kupën e Botës.

Messi ka nevojë për një fitore tjetër – kundër fituesit të ndeshjes me Francës dhe Marokut për të çimentuar trashëgiminë e tij si më i madhi i të gjitha kohërave, një rrugëtim që filloi dhe mund të përfundojë, me Ronaldinhon në krah të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version