Nga: Daut Dauti
Mbi rrugën e shtëpisë ku qëndroja në Ulqin në vitin 2003, ka qenë një shtëpi dykatëshe e kthyer anash dhe me pamje nga lindja. Kjo shtëpi, e cila nuk ishte e mirëmbajtur siç duhet, ka qenë e banuar me romë që kishin ikur nga Kosova dhe që atëherë ishin refugjatë. Nuk e di nëse ka qenë një familje apo dy, por e di se ishin më shumë se dhjetë veta.
Në mbrëmje unë kthehesha nga plazhi dhe pasi haja darkë, i shihja se si ktheheshin edhe romët. Dy ose tre prej tyre ishin të ngarkuar me çanta. Me siguri punonin gjatë ditës apo shkonin diku e ktheheshin me flladin e mbrëmjes. Nuk vononte shumë dhe dilnin në pushimoren e shkallëve e ia krisnin këngës. Këndonin herë solo e herë në grup, të shoqëruar nga ritmi i një tarabuke. Dukej se dita i dispononte dhe këngët, të cilat i këndonin në gjuhën e tyre, por edhe në shqip e serbisht. Ishin të hareshme. Në këto tri gjuhë edhe flisnin mes veti.
Në mëngjes ndryshonte situata. Ata zgjoheshin më herët se unë dhe menjëherë ia nisnin këngës. Por, kësaj radhe muzika ndryshonte. Këngët ishin kryesisht në shqip dhe të dhembshme. Agu i mëngjesit me siguri ua sillte kujtimet për Kosovën, vendin dhe shtëpinë e tyre. Malli për vendlindjen është i madh dhe nuk përshkruhet lehtë. Me këtë rast, unë afrohesha te muri i oborrit që t’i dëgjoja më mirë. Askush si romët nuk ka fuqi që në muzikë ta paraqesë dhembjen, përmallimin, vuajtjet dhe dashurinë me përmasa të mëdha.
Këta kishin ikur nga Kosova për të mos u kthyer kurrë më. Nuk është lehtë të jetosh me këtë ndjenjë. Apo ndoshta vlen ajo thënia e rëndë se romët nuk kanë atdhe. Ndoshta kanë ikur për shkak se janë përzier në vepra kriminale gjatë luftës dhe ndjehen fajtorë. Kushedi, ndoshta edhe nuk kanë faj. Unë e parkoja kerrin afër shtëpisë së tyre dhe nga regjistrimi ata e dinin nga isha. Një herë tentova të bisedoja me ta, por më injoruan. Ndoshta nuk provova sa duhet të hyja në bisedë apo ndoshta ata nuk besonin se do të flisja me ta.
Nga fakti që këndonin shqip, e ruanin një lidhje për Kosovën, së paku në mendje.
Minoritetet gjithmonë e përkrahin pushtetin në vendet ku jetojnë dhe kjo gjë është tragjike. Historia tregon se në rast të luftërave dhe revolucioneve, për këtë arsye minoritetet në fund e pësojnë keq. Por, kujtesa nuk mund të fshihet dhe në këtë rast unë e ndjeja atë në tingujt e këngëve të tyre mallëngjyese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Jeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/09/Iliret-780x439.gif)
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
![Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.1123221707755_m-780x439.jpg)
Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar
![Karakteret letrare në novelat e Migjenit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/Migjeni-780x439.jpg)
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi