Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Bolognas në kuadër të javës së parë në Serie A. 

Rasti i parë serioz për gol i takoi vendasve, të cilët në minutën e 12-të rrezikuan seriozisht me Evan Ferguson, goditja e të cilit u ndal për mrekulli nga portieri mysafir. 


Në minutën e 17-të mysafirët e Bolognas realizuan përmes Riccardo Orsolinit, por ai ishte në pozicion jashtë loje. 

Roma iu afrua sërish golit në minutën e 23-të, kësaj radhe me Bryan Cristanten të cilit shtylla ia mohoi golin. 

Rasti më ideal për gol i takoi mysafirëve të cilët në minutën e 48-të goditën traversën me anë të Santiago Castros. 

Pas një reagimi të dobët të mbrojtjes mysafire, Wesley (53’) u gjend i vetëm përballë portierit duke shënuar me lehtësi për rezultatin 1-0. 

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, ‘Giallorossët’ ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar, duke e nisur kështu sezonin me këmbë të mbarë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app