Roma rikthehet tek fitoret në kampionat, mposht Hellas Veronan në shtëpi

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Hellas Veronas në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit italian.
Golin e fitores Roma e shënoi në minutën e katërt përmes Eldor Shomurodov i cili shënoi për 1-0 pas asistimit nga Matias Soule.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte tejet e vakët me asnjë rast serioz shënimi për ndonjërën prej të dy ekipeve.
Kështu ‘Giallorossët’ morën fitoren e parë në kampionat pas dy ndeshjeve radhazi me barazime.
Me këtë fitore Roma shkon në kuotën e 57 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në Serie A.
Javën e ardhshme Romën e pret një duel tejet i vështirë, pasi ata do të luajnë në udhëtim ndaj Interit./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































