Roma kërkon fitore ndaj Torinos për vendin e tretë, formacionet zyrtare

Roma synon që të vazhdoj me fitore në Serie A, pas triumfit të madh në javën e kaluar ndaj Bolognës.
Giallorosët morën një fitore të thellë 1-5 te Bologna dhe kërkojnë që të vazhdojnë me triumfe edhe ndaj Torinos në Olimpico.
Kryeqytetasit me një tre pikësh të mundshëm do të kalonin në pozitën e tretë në tabelë duke mbetur në garë me ekipet tjera të mëdha për kreun.
Në anën tjetër Torino nuk është duke kaluar momente të mira dhe ndodhet e parafundit në tabelë.
‘Demat’ kanë udhëtuar drejt kryeqytetit italian për të shkaktuar befasi.
Formacionet zyrtare:
Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Bruno Peres, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Pedro; Dzeko.
Torino: Milinkovic-Savic; Buongiorno, Bremer, Lyanco; Singo, Gojak, Meite, Linetty, Vojvoda; Lukic; Belotti. /Telegrafi/


















































