Edhe pse termi "filantropi" është relativisht i ri për qytetarët e vendit tonë, koncepti për të kontribuar për të mirën e përbashkët gjithmonë ka qenë pjesë e kulturës sonë. Megjithatë, edhe sot, filantropia shpesh keqinterpretohet me ndërhyrjet humanitare dhe bamirëse, duke neglizhuar mundësinë e përdorimit të filantropisë si një instrument për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Kosova paraqet një ekonomi të pazhvilluar në krahasim me vendet fqinje. Edhe pse vendi ka arritur një normë mesatare të rritjes së GDP-së prej pesë për qind gjatë dekadës së fundit, kjo vjen si pasojë e investimeve të mëdha kapitale nga ana e Qeverisë. Ekonomia jonë është ende shumë e varur nga diaspora dhe komuniteti ndërkombëtar, qoftë për ndihmë teknike apo financiare. Remitencat nga diaspora numërojnë për rreth 14 për qind të GDP-së, ndërsa ndihma financiare nga donatorët ndërkombëtar për rreth 7.5 për qind e GDP-së. Përveç kësaj, shkalla e papunësisë prej 43 për qind është alarmante, e cila shifër është konstante për vite dhe Qeveria e Kosovës mbetet punëdhënësi më i madh në vend.
Të gjitha këto fakte tregojnë qartë nevojën për identifikimin e metodave të reja për të nxitur zhvillimin ekonomik për Kosovën. Edhe vendet më të zhvilluara në botë, janë duke shkuar prapa në nivelin e komunitetit, për të identifikuar metodat e reja të nxitjes së zhvillimit ekonomik, dhe ne nuk duhet të përbëjmë përjashtim. Nga kalimi në fokus të iniciativave të komunitetit ekonomik, ne mund të rivendosim pronësinë lokale, të inkurajojmë mobilizimin dhe përdorimin strategjik të burimeve lokale, dhe të ndihmojmë në gjenerimin e ideve të reja shoqërore, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë.
Për shembull, nëse marrim një komunitet specifik në Kosovë dhe ndërmarrim iniciativa ku remitencat që vijnë nga diaspora, t’i transferojmë në fonde filantropike për zhvillim ekonomik të komunitetit, ndikimi në këtë komunitet do të jetë shumë herë më i madh se sa nga vet remitencat. Kjo vjen për faktin se vetëm një numër i caktuar i familjeve nga ky komunitet do të përfitojnë nga remitencat, dhe pjesa më e madhe e kapitalit që do të shkojnë në konsum. Në anën tjetër, nëse kapitali i njëjtë shfrytëzohet për një fond filantropik i cili do të ndihmojë financimin e pesë nismave biznesore në komunitet, rezultatet do të jenë jashtëzakonisht të ndryshme. Këto pesë biznese do të ndihmonin në krijimin e më shumë vendeve të punës dhe do të punësonin njerëzit brenda komunitetit, duke ndikuar në komunitet në mënyrë më të qëndrueshme. Kjo gjithashtu do të sillte një reduktim të lartë nga varësi prej remitencave dhe do të nxiste pronësisë lokale për komunitetin.
Iniciativat e tilla do të ndihmonin në organizimin dhe angazhimin e komuniteteve lokale për të qenë më të qëndrueshme, me përgjegjësi sociale dhe si rrjedhojë e kësaj do të përfitonin më shumë njerëz. Përfundimisht, iniciativat e tilla do të nxisin zhvillimin e tregjeve përmes mobilizimit të burimeve strategjike lokale, talenteve, vlerave, kulturave dhe traditave me bazë komunitare. Koncepti i përdorimit të filantropisë, si instrument për zhvillimin ekonomik të komunitetit, ka treguar rezultate të vlefshme në të gjithë botë, si të tilla janë Kina, India, Egjipti etj.
Në rastin e Kosovës, krijimi i mjedisit biznesor përballet me shumë sfida. Prandaj, organizatat jo-fitimprurëse (fondacionet, institucionet) do të mund të luajnë një rol të madh në këtë aspekt, në drejtim të përdorimit të filantropisë për të ndihmuar në krijimin e një klime të favorshme për rritjen ekonomike. Në një formë, kjo mund të arrihet me anë të një serie të granteve filantropike që kanë në shënjestër ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave, përdorimin efikas të burimeve lokale, etj. Në mënyrë që të arrihet një e ardhme e qëndrueshme sa i përket zhvillimit ekonomik, trajtimi i çështjeve të zhvillimit ekonomik të komunitetit, është po aq qenësor për zhvillim. Megjithatë, edhe kjo kërkon angazhim të fortë nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale për të punuar shumë në ndërtimin e besimit.
Filantropia mund të arrijë atë që institucionet dhe tregu nuk munden, edhe pse këtë nuk mund ta arrijë vet. Kështu që këtu ekziston një trekëndësh bashkëpunimi që do të mundësonte rritjen e ndikimit. Kjo do të thotë se shoqëria civile, shteti dhe sektori privat do të luanin një rol të rëndësishëm në trasformimin e komuniteteve dhe në krijimin e një barazie më të madhe sociale.
Neve na nevojitet një model transatlantik, një model ku filantropia nuk do të zëvendësonte fondet shtetërore me përkrahjen private, por një model ku këto të dyja do ta komplementonin njëra-tjetrën. Kosova ka shumë për të mësuar nga ky model, në të cilin Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) beson se do të siguronte një ndikim jetëgjatë, do të kontribuonte për të mirë në jetën e shumë njerëzve.
Kosova sot është një ndër vendet më të varfra në Evropë, por ne si FIQ besojmë se filantropia mund të ndryshojë kushtet dhe disavantazhet që ekzistojnë këtu dhe përtej.
(Autori është menaxher i Programit të Filantropisë në organizatën joqeveritare Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës