LAJMI I FUNDIT:

Roletat që akumulojnë energji diellore, reduktojnë faturën e rrymës deri në 70 për qind (Foto)

Roletat që akumulojnë energji diellore, reduktojnë faturën e rrymës deri në 70 për qind (Foto)

SolarGaps janë roletat e dritareve të krijuara nga shkencëtarët, të cila mund të akumulojnë energji diellore duke reduktuar përdorimin e rrymës së zakonshme deri në 70 për qind.

Procesi i punës së këtyre pajisjeve, është i njëjtë sikur panelet që vendosen nëpër kulme dhe mbledhin energji, transmeton Telegrafi.

“Deri më tani, roletat janë përdorur për të bërë hije, derisa këto kanë sistem të dyfishtë. Madje, jo të gjithë kanë kulme dhe nuk kanë mundësi t’i vendosin”, janë përshkruar këto pajisje.


Panele diellore në formë të roletave

Në secilin shirit apo fletëz janë të vendosura sistemet që tërheqin energjinë, derisa një motor i vogël kujdeset që ato gjithmonë të jenë të kthyera kah dielli.

Paneli prej një metri katror mund të akumulojë deri në 15 vat në orë që mjafton për ta mbushur baterinë e laptopit.

Deri më tani, këto roleta janë instaluar nëpër disa zyra si formë testimi, por pritet të dalin së shpejti në shitje me më të lirën që kushton rreth 200 euro. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Një qen nga Italia fitoi

Një qen nga Italia fitoi "çmimin e përgjithshëm", në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Interesante
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Kalo në kategori