Videoja e publikuar më poshtë shfaq rojet bregdetare të Meksikës që arrijnë ta lokalizojnë me helikopter një anije që transportonte mbi dy tonë kokainë, duke i detyruar personat brenda saj të ndalen në rërë dhe të t'ia mbathin.

Pamjet janë filmuar nga helikopteri ku shihen trafikantët e lëndëve narkotike duke lëvizur me shpejtësi të madhe me anije, kur mbi kokën e tyre shfaqet fluturakja e rojeve bregdetarë që i detyron të ndalen në rërë, transmeton Telegrafi.


3 11

Pas ndjekjes disa minutëshe si nëpër filma aksion, ata dorëzohen dhe ndalen në rërë, duke ua prishur planet për ta dërguar në destinacionin e paraparë.

4 10

Në raportin e policisë thuhet se brenda anijes kanë gjetur 75 pako me kokainë që në total peshonin mbi dy tonë, ndërsa lidhur me transportimin e saj është arrestuar një person nga Ekuadori.

2 14

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personat tjerë që ishin në anije, kurse autoritet meksikane janë duke vazhduar hetimet dhe janë vënë pas të dyshuarve. /Telegrafi/