Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për çështjen e komentuar viteve të fundit, që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rohde ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin.
“Ne kemi thënë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që Gjykata ta kontrollojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ky është hapi i parë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për ta bërë anëtarësimin në Këshillin e Evropës shumë shpejt sepse, siç tha ai ato takime nuk mund të thirren shumë shpesh për votim, dhe kjo është sqaruar para ca kohe, pa këtë hap nuk ka garanci për shumicën dhe votimi i dështuar do të ishte katastrofik. Pra duam që të jetë pozitiv, duam që ta kemi Kosovën në Këshill të Evropës, por që Kosova duhet të kryejë punët e veta dhe kjo pritet nga pala, pra kur të hyjë Kosova në organizatë secili qytetarë mund t’i drejtohet si individ gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, qoftë për të drejtat e pensioneve apo kundër edhe vendeve tjera, kjo është pra një detyrë e shtëpisë që nuk është kryer nga këndvështrimi ynë”, tha Rohde.
Ai ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet do të ketë sfidën e dialogut.
“Sigurisht fushata zgjedhore ose parazgjedhore nuk është se janë nxitëse për dialogun sepse normalisht secili fokusohet tek zgjedhjet, por nuk është se do të lihen anash, kush do që i fiton zgjedhjet do të ketë të njëjtën sfidë”, tha ai për RTK.
Ai ka thënë se tani kemi udhërrëfyesin për energjinë që është në zbatim e sipër dhe se është gjë e mirë që nuk është se ka shumë lajme në atë drejtim.
“Edhe në Evropë tashmë së voni kemi pasur zgjedhje në Bashkimin Evropian edhe Komisioni do të krijohet së shpejti, pra nuk besoj që do të ketë ndonjë arritje, por që duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe kjo është më rëndësi që të mos dalim nga binarët. Globalisht ka shumë ngjarje fatkeqe si agresioni rus që po vazhdon ende në Ukrainë, luftimet në Gaza tash edhe në Liban, pra besoj që duhet të fokusohemi që të arrijmë rezultate. Këtu nuk ka që ka ndonjë krahasim të drejtpërdrejtë, por që na duhen vendimmarrës politik të cilët i bëjnë ballë këtij rasti, kësaj mundësie dhe përmbushin përgjegjësit e veta ashtu që rajonin ta shtyjnë përpara drejt BE-së”, tha diplomati gjerman.
Rohde tha se është shumë e qartë që me Marrëveshjen e Ohrit, Kosova nuk mund të bllokohet nga anëtarësimi në asnjë lloj organizate ndërkombëtare. Megjithatë, për momentin ka një ngecje, dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po përpiqet shumë për të bërë hapa përpara në çështje më të vogla, ndonëse aktualisht është e vështirë.
Ai ka thënë se sfida më e madhe për të ishin komentet e djeshme të presidentit të Serbisë.
“Që të fillojmë me dialogun duhen dy palë që kanë vullnetin për të bërë kompromis, që politika nga një herë duhet të krijojë klimën që është lehtësuese, pra dy palë që janë gati për të bërë kompromise dhe në dialog nuk kemi arritur ndoshta në atë fazë, pra në njërën anë na duhet që Kosova pak a shumë të ecë përpara të bëjë veprime të sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pastaj Serbia ka nenin katër”, tha diplomati gjerman.
Rohde tha se Gjermania qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.
Ambasadori gjerman i pyetur se a e garanton kjo edhe pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e Procesit të Berlinit që do të mbahet javën tjetër, diplomati gjerman beson që kryeministri i Kosovës do të jetë të hënën në Berlin.
Sipas tij kjo është një ditë e mirë jo vetëm për Procesin e Berlinit, por për palët që janë të angazhuar në këtë proces.
“Është dhe një arsye për ta shënuar dhe festuar në kuptimin që së bashku mund të arrimë gjëra duke marrë parasysh që kjo ndodhë në përvjetorin e dhjetë të Procesit të Berlinit që është nisur pra nga ish-kancelaria Angela Merkel. Kjo tregon pra që Gjermania qëndron, ka qëndruar dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe për ta thënë me fjalë të tjera e bëjmë hapin e radhës. I dërguari ynë Sarazin ka qenë këtu për tetë herë të fundit ndoshta në rajon në një periudhë shumë të shkurtër dhe më të vërtetë është fiksuar tek arritja e këtij kompromisi”, theksoi ai.
Sipas tij, janë bërë shumë debate deri të arritja e kompromisit.
I pyetur se a e ka pasur seriozisht Gjermania që do të vazhdojë edhe pa Kosovën në qoftë se nuk do të bëhej ky kompromis me CEFTA-n dhe me Procesin e Berlinit sepse paralajmërimet edhe të z.Sarazin, nëse nuk ka kompromis do të vazhdohet edhe pa Kosovën, diplomati gjerman tha se sfida ishte me të vërtetë shumë e qartë.
“Po, sfida ishte me të vërtetë shumë e qartë”, tha ai.
Diplomati gjerman tha se me të vërtetë është shumë i lumtur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar me këtë kompromis.
Rohde ka folur edhe për negocimin që është bërë për të arritur deri tek marrëveshja për CEFTA-n.
“Më duhet të them që ka disa faktor, disa palë dhe është edhe UNMIK-u, do ta nënvizoj, UNMIK-u ka qenë gjithmonë shumë ndihmues, lehtësues në kuptimin e arritjes së konsensusit midis palëve dhe kjo është me rëndësi të theksohet, roli i UNMIK-ut ka qenë dhe mbetet shumë konstruktiv. Sigurisht që ka pasur diskutime të vështira ose të rënda, i keni parë ato intervistat nga i dërguari ynë për Ballkanin Perëndimor, pra nuk dua të flasë për qumështin që tashmë është derdhur, dua të përqendrohem në të ardhmen, është ditë e mire e sotmja për Kosovën, për qytetarët por edhe për të gjithë rajonin po ashtu, sepse kjo e shfaq qartë që Procesi i Berlinit mund të arrijë suksese dhe nuk duhet më Ballkani i Hapur se Ballkani i hapur e mbush atë vakumin kur nuk mund të arrihet”, tha ai. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A