Ashtu edhe siç pritej, në raundin e parë të Grand Slamit të US Open nuk pati befasi, pasi favoritët fituan pa shumë probleme.

Pas Serena Williamsit që e mposhti Maria Sharapovan, fitore ka shënuar edhe Roger Federer në kategorinë, që mundi  3-1 me sete indianin Sumit Nagal (4-6, 6-1, 6-2, 6-4).


Ndeshja nisi me një befasi, me indianin që e fitoi setin e parë.

Sidoqoftë, loja pastaj ndërroi kah dhe ishte zvicerani ai që dominoi në fushë, duke mos toleruar më dhe duke e merituar fitoren.

Fitore shënoi edhe zvicerani tjetër, Stanislas Wawrinka, që mundi 3-1 italianin Jannik Sinner.

Japonezi Kei Nishikori, finalist në Nju Jork në vitin 2014, avancoi më tej pas tërheqjes së rivalit Marco Trungeliti në setin e dytë.

Në raundin e dytë shkon edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 indianin Prajnesh Gunneswaran. /Telegrafi/

telegrafi sport app