LAJMI I FUNDIT:

Roger Federer për humbjet: Qaja e thyeja reketa në fillim të karrierës sime

Roger Federer për humbjet: Qaja e thyeja reketa në fillim të karrierës sime

Tenisti zviceran, Roger Federer ka zbuluar detaje nga fillimi i karrierës, kur ishte i ri dhe i papjekur.

Në një intervistë për “Clique Dimanche”, ai ka folur për karakterin e tij në periudhat e hershme të tenisit profesional.

“Në fillim isha shumë i zemëruar, por pastaj kam mësuar se këto detaje të vogla janë shumë të rëndësishme dhe nëse do të vazhdoja në të njëjtën mënyrë, nuk do të ishte mirë për mua”, tha Roger.


“Kam qarë shumë dhe e hedhja reketën në fushë. Nëse do të humbja, e thyeja raketën. Jam detyruar të mësoja se si të kontrolloj sjelljet e mija. Momenti kyç ka ndodhur në vitin 2001 në Hamburg. Kam humbur një ndeshje që është dashur ta fitoja dhe kjo më dëshpëroj. Pastaj vendosa të qetësohem”, thotë Federer.

Tenisti zviceran vazhdoi të fliste për fillimin e karrierës prej tenisti.

“Unë nuk e pëlqej humbjen, por nuk më pëlqen edhe tani. Më parë nuk mundja ta gjeja ekuilibrin mes zemërimit dhe qetësisë. Kam biseduar me njerëz të afërt dhe pak e nga pak ndryshova”, shtoi ai.

Ndryshe, 37-vjeçari gjatë karrierës së vetë ka fituar mbi 102 tituj të ndryshëm në botën e tenisit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori