LAJMI I FUNDIT:

Roger Federer bëhet tenisti më i vjetër që renditet si i pari në renditjen e ATP-së

Roger Federer bëhet tenisti më i vjetër që renditet si i pari në renditjen e ATP-së

Roger Federer u bë tenisti më i vjetër botëror në historinë e tenisit që renditet në vendin e parë të ranglistë botërore të ATP-së.

Zvicerani triumfoi kundër tenistit 30-vjeçar Robin Haase në turneun e hapur të Rotterdam Open.

Në këtë formë, 36-vjeçari ka lënë pas në renditje spanjollin, Rafael Nadalin, i cili nuk do të paraqitet në këtë turne shkaku i lëndimit të kofshës.


Fillimisht u mendua se Federer nuk do t’ia arrij qëllimit pasi pësoi 4:6 në setin e parë, por më pas gjithçka arriti të përmbys dhe në fund triumfoi 2-1, në saje të seteve 6:1 dhe 6:1.

Tenisti që ka fituar deri më tani 20 Grand Slame do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e takimit mes italianit, Andreas Seppi dhe Daniil Medvedev të Rusisë.

Theksojmë se në fund të ndeshjes, Federer u ul në karrigen dhe fshiu lotët e gëzimit, përpara se të kthehet në fushë, ku e prisnin brohoritjet e fansave.

Kujtojmë se për herë të parë në krye të renditjes u radhit në shkurt të vitit 2004, por nuk e ka kryesuar renditjen që nga tetori i vitit 2012 ndërsa ka rënë në nivelin më të ulët, përkatësisht në vendin e 17-të në janar të 2017.

Federer theu rekordin e mëparshëm të tetë herë fituesit të Grand Slam-eve, Andre Agassit, i cili ishte 33 vjeç kur për herë të fundit kryesoi renditjen në shtator të 2003. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori