Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot minatorët e Minierës së Stantërgut në Mitrovicë, ku kanë diskutuar për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit e Trepçës.
Gjatë vizitës, Rizvanolli rikujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti të dhënë javën e kaluar, ku ai theksoi se një minator i vetëm në Trepçë sot duhet të nxjerrë xehe mjaftueshëm për të paguar pagat e më shumë se 10 punonjësve të tjerë, gjë që ajo e përshkroi si të pamundur dhe thellësisht të padrejtë.
“Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë ditëve të fundit kemi parë se si persona të caktuar kanë qenë duke marrë pagë nga Trepça, pa shkuar fare në punë, madje disa thuhet me muaj e vite të tëra. Të tjerë janë suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e shkelje të tjera të rënda”.
Rizvanolli bëri thirrje për ndarje të qartë midis atyre që punojnë ndershëm dhe atyre që keqpërdorin detyrën.
“Në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa “djersës së minatorit””.
“Bordi dhe menaxhmenti i Trepçës kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për të siguruar drejtësi dhe rritje të prodhimit. Ata që janë pranuar në punë si minatorë, por janë nxjerrë në sipërfaqe për favore, duhet të kthehen dhe të punojnë përkrah kolegëve të tyre,” tha Rizvanolli.
Ajo përfundoi duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të investojë pa kufi në Trepçë, por kjo do të ndodhë vetëm kur të sigurohet drejtësia në këtë ndërmarrje.
“Nuk ka kufi për vlerën që jemi të gatshëm për të investuar në Trepçë si Qeveri, mirëpo kjo do të ndodhë vetëm kur të vihet në vend drejtësia”, ka përfunduar Rizvanolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë