LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon figurën e saj të bujshme të trupit dhe barkun e tonifikuar në veshje sportive teksa shkon në palestër

Rita Ora tregon figurën e saj të bujshme të trupit dhe barkun e tonifikuar në veshje sportive teksa shkon në palestër

Rita Ora nuk e ka lejuar kurrë që karriera e saj dhe puna e ngjeshur ta ndalojë atë nga aktivitetet sportive.

Kështu që nuk ishte befasi të shihje yllin e popit të veshur me veshje sportive në rrugën e saj për në një stërvitje në Sydney të martën, shkruan DailyMail.

31-vjeçarja dukej sensacionale me geta ngjyrë rozë dhe një palë sytjena sportive, së bashku me atlete të bardha sportive.


Rita gjithashtu ishte e pajisur me një çantë dore gri të markës “Hermes” dhe një palë syze dielli.

Ajo mbante një shishe në njërën dorë dhe mbante një palë kufje të mëdha në kokë për të dëgjuar muzikë.

Ata janë në lidhje për më pak se një vit, por burimet thonë se kambanat e dasmës po bien për Ritën dhe të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Këngëtarja shqiptaro-britanike udhëtoi në Australi me regjisorin e “Thor”, 46 vjeç, muajin e kaluar dhe burimet e brendshme thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.

“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për The Sun të hënën.

Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga miqtë e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen e famshme së shpejti,” shtoi burimi i brendshëm.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.

“Disa njerëz mund ta shohin këtë si një veprim shumë të nxituar, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha burimi, duke e quajtur Taikën një prani “tokësore por argëtuese” në jetën e Ritës.

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taikën për sezonin e ri të “The Voice Australia 2022”, ku artistja shqiptare është e angazhuar si anëtare e jurisë.

I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të punojë në disa filma të ardhshëm gjatë qëndrimit të tij në Australi, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit.

Rita u takua me skenaristin fitues të çmimit “Oscar” në Australi në muajin shkurt, ndërsa ajo po xhironte sezonin e këtij viti të “The Voice”.

Një burim i tha The Sun se dyshja filluan të takoheshin ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Magazina
Kalo në kategori