Risitë e mëdha nga Xiaomi vijnë më 27 korrik!

Kompania kineze të hënën do të fillojë shitjen e biletave për një konferencë për shtyp të cilën do ta mbajë më 27 korrik në Pekin .
Për dallim prej konferencave tjera për shtyp sikurse në pjesët tjera të botës, të cilat ndiqen kryesisht nga gazetarët, në Kinë këto ngjarje janë zakonisht një mundësi për fansat e brendeve të marrin pjesë për të treguar mbështetje për kompaninë.
Në konferencat e saj për shtyp, Xiaomi do të ofrojë mundësi që fansat e brendit dhe produkteve të saj ta bëjnë blerjen e një produkti të ri me zbritje nëpërmjet kodeve të veçanta.
Kjo është veçanërisht e dobishme, pasi produktet e reja të Xiaomi zakonisht shiten shpejtë në Kinë.
Përveç një telefoni të ri nën linjën ekzistuese Redmi, është e mundur që kompania të lansojë edhe një model tjetër të Mi Note.





















































