LAJMI I FUNDIT:

Riorganizimi i KF Trepçës fillon me emërimin e Rafet Prekazit si drejtor sportiv

Riorganizimi i KF Trepçës fillon me emërimin e Rafet Prekazit si drejtor sportiv

KF Trepça, një nga klubet më me renome në futbollin e Kosovës, ka filluar një rioganizim, ku qëllimi kryesor është rikthmini në Superligën e Kosovës.

Klubi që garon në Ligën e Parë, ka prezantuar si drejtor sportiv, Rafet Prekazi, ish futbollist dhe trajner i KF Trepçës.

Kryetari i klubit, Nexhmedin Haxhiu, ka prezantuar Prekazin, duke thënë se rioganizimi i klubit fillin me ardhjen e legjendës dhe kërkohet rikthimi në Superligën e Kosovës.


“Sot kemi filluar një kapitull të ri në skuadrën e KF Trepçës, klubi ynë nga sot fillon një riorganizim ku synimi ynë kryesore është rikthimi i KF Trepçës në Superligën e Kosovës. Organizimin e klubit e fillojmë me legjendën e futbollit kosovar Rafet Prekazi, i cili është emëruar Drejtor Sportiv i Klubit”, ka thënë Haxhiu.

Në anën tjetër, Rafet Prekazi, ka thënë se nuk ka hezituar të bashkohet me klubin, pasi është foleja e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në folën time. Besoj se kemi të bëjmë me një projekt shumë serioz, ku në momentin e parë që më është prezantuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesën t’i bashkëngjitem klubit dhe ta rikthejmë namin e dikurshëm të skuadrës së KF Trepçës në majat e futbollit kosovar, ku prioritet është rikthimi në Superligën e Kosovës”, ka thënë Prekazi.

Prekazi si futbollist ka bërë karrierë te Trepça dhe Prishtina, kur këto dy klube ishin pjesë e elitës së futbollit në ish-Jugosllavi. Edhe si trajner ka punuar për disa klube, ndërsa së fundmi ishte përzgjedhës i Kosovës U21.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori