"Rinush 24 n'kajmak", Dua Lipa me urim të veçantë në shqip për ditëlindjen e motrës së saj

Dua Lipa u shfaq mahnitëse në disa fotografi të publikuara të mërkurën, ku shihej me një palë bikini argjendi me shkëlqim, së bashku me motrën e saj, Rina Lipa.
Artistja e njohur e hitit "Houdini", 29 vjeçe, zgjodhi rrjetin social Instagram për t’i bërë një urim të ëmbël motrës së saj më të vogël, e cila festoi ditëlindjen e 24-të, shkruan DailyMail.
Ajo postoi një seri fotosh ku shfaqeshin të dyja që nga fëmijëria, duke shkruar me emocion: “Kam pasur shumë fat që të kam në jetën time”.
Përkrah fotove, ajo shkroi: “Rinuuuuuuush 24!!! (n’kajmak). Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e mirë që kam me vete që nga lindja, motra ime e bukur. Sinqerisht, nuk e di si kam pasur kaq shumë fat që të kam në jetën time. Kudo që shkon, e ndriçon dhomën dhe të gjithë që janë aty. E çmendur, gazmore, e zgjuar, brilante, e mirë, e ëmbël, plot jetë!!! Duket sikur festa të ndjek kudo që shkon!!! S’po mundem të pres që të festoj kur të kthehem në shtëpi. Të dua shumë shpirtiiiiiiii jem!”.
Rina, e cila është balerinë dhe modele, u përgjigj në mënyrë të përzemërt në komente: “Të dua shumë duuu!”.
Rina është motra më e vogël e Dua Lipës. Ato gjithashtu kanë një vëlla të quajtur Gjin, ndërsa menaxher i karrierës së Duas është babai i tyre, Dukagjin Lipa.
Në mars, Dua festoi ditëlindjen e babait të saj me një urim të ndjerë për ditëlindjen e 56-të të tij, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen binjaku im Dukagjin Lipa!! Të dua shumë”.
Ndërkohë, këtë muaj, Dua dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq, në eventin më të madh të modës – Met Gala, në Nju Jork.
Çifti, i cili u përfol për lidhjen që nga janari 2024, dukeshin më të dashuruar se kurrë, teksa pozonin përkrah njëri-tjetrit në tapetin blu të mbrëmjes gala.
Dua shfaqi unazën e saj të fejesës, e cila shkëlqente nën dorashkat transparente të gjata, ndërsa pozonte e afërt me Callum-in.
Ajo shkëlqeu në një fustan të zi mini të markës Chanel, me fund me pendë dhe shtresë të tejdukshme, ndërsa në pjesën e sipërme kishte veshur një xhaketë me dekolte të thellë dhe detaje të qëndisura me rruaza.
Bukuroshja kishte zgjedhur të aksesorizohej me një varëse të shkëlqyeshme, ndërsa flokët e saj të errëta ishin kapur lart në një stil elegant.
Ndërkohë, Callum kishte veshur një kostum të zi klasik me dy rreshta, duke u shfaqur shumë i hijshëm në paraqitjen e tyre të parë si çift në një event publik.
Në dhjetor, burime të afërta raportuan se çifti ishte fejuar, pasi aktori 35-vjeçar i kishte propozuar Duas me një gjest romantik, duke u gjunjëzuar para saj. /Telegrafi/




































































