LAJMI I FUNDIT:

Janë rinumëruar 352 vendvotime, procesi përfundon brenda tri-katër ditëve

Janë rinumëruar 352 vendvotime, procesi përfundon brenda tri-katër ditëve

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve të cilat kanë pasur kryesisht probleme teknike.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tregoi se sa vendvotime janë rinumëruar deri në ora 16:00.

“Deri më tani (e hënë, 16:00) janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54% nga 530 sa janë planifikuar”, ka thënë ai për Telegrafin.


Elezi tha se pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve do të fillojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kujtojmë se në QNR më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime, të cilat po ashtu kanë pasur probleme të kësaj natyre.

Ndërsa koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë për kp se procesi i rinumërim është duke ecur mirë dhe presin që këtë proces ta përfundojnë brenda tri apo katër ditëve.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, kurse koalicioni NISMA-AKR ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Kalo në kategori