LAJMI I FUNDIT:

Ringjallet propaganda morbide e Millosheviqit: Fëmijë serbë po rrëmbehen në Kosovë!

Ringjallet propaganda morbide e Millosheviqit: Fëmijë serbë po rrëmbehen në Kosovë!

Në Beograd, mediat serbe, si dikur në kohën e Kasapit të Ballkanit – Sllobodal Milosheviq – kanë ngritur alarmin për gjoja rrëmbimin e fëmijëve serbë në Kosovë.

Kështu, gazeta “Veçernje Novosti” shkruan se në territorin e komunave Lipjan e Graçanicë janë gjithnjë e më të shpeshta sulmet ndaj fëmijëve serbë që qëllim kanë rrëmbimin e tyre. Kjo, sipas gazetës, po ndodh më së shumti në fshatra dhe në rrugët që lidhen me magjistralet përreth, transmeton Koha.net.

Incidenti i fundit, sipas kësaj ditoreje, ka ndodhur në paralagjen e Lipjanit që banohet nga shumica serbe.


“Fëmija kishte shkuar të hidhte mbeturinat kur para tij ishte ndaluar një veturë pa tabela, Golf i zi. Një udhëtar, në gjuhën serbe, me thikë në dorë, i ka thënë fëmijës të futet në veturë. Për fat, në atë moment aty afër kalon një serb me veturë i cili ndalohet dhe fton për ndihmë e pas kësaj sulmuesit ikin”, ka thënë Zllatko Llaziq, i cili prezantohet si “kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Lipjanit”

Në këtë komunë, sipas Laziqit, edhe pas vitit 1999 kanë jetuar 7000 serbë e tani jetojnë vetëm 500 sish.

Edhe kryetari i komunës së Graçanicës. Vladeta Kostiq,ka thënë se raste të ngjashme rrëmbimi kanë ndodhur edhe me disa vajza serbe në disa fshatra. Ai ka kërkuar që të shtohet sigurimi policor në vendbanimet serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori