LAJMI I FUNDIT:

Rindërtimi i 500 shtëpive pas tërmetit në Shqipëri, Erdogan uron nisjen e punimeve: Shenjë e miqësisë sonë

Rindërtimi i 500 shtëpive pas tërmetit në Shqipëri, Erdogan uron nisjen e punimeve: Shenjë e miqësisë sonë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan përshëndeti sot me një video-mesazh nga Ankaraja nisjen e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e mbi 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Pavarësisht pandemisë nënshkruam në muajin korrik protokollin e memorandumit dhe në gusht nisëm punimet, ndërsa sot nisim themelet e ndërtimit të këtyre banesave, të cilat do të shndërrohen në strehë të ngrohtë për gjithë vëllezërit tanë shqiptarë, shpresoj që ky projekt që përfshin 524 banesa dhe do të kushtojë rreth 42 milionë euro të jetë i dobishëm. Këto shtëpi do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë sonë, shpresoj që t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë këto banesa sa më shpejt”, u shpreh Erdogan.

Ai drejtoi një përshëndetje edhe për kryeministrin Edi Rama teksa tha me bindje se pasojat e pandemisë dhe ato të tërmetit do të mund të tejkalohen shpejt.


“Uroj që në këto shtëpi të jetoni në paqe me familjet tuaja, ju uroj edhe vitin e ri që po afron ju përshëndes përzemërsisht duke iu uruar shëndet”, përfundoi fjalën e tij presidenti Erdogan pasi uroi që si Shqipëria po ashtu edhe Turqia të mos kenë më fatkeqësi të mëdha natyrore.

Përpara fjalës përshëndetëse të Erdogan, Rama tregoi për projektin e banesave në Laç, i konsideruar si një nga më kryesorët e programit të rindërtimit dhe që aktualisht ka ecur më shpejt me fazat e punimeve.

Rama tha se me ndërtimin “e kësaj lagjeje të re” i jepet fund edhe problematika e zonës ku prej mungesës së infrastrukturës vihej shumë nga përmbytjet si pasojë e fryrjes së përrenjve.

Kryeministri e cilësoi projektin e mbështetur nga Turqia si “simbol të duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit”. /Euronewsa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori