LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 16° rain

Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S’e kam paramenduar se vjen kjo ditë

Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S’e kam paramenduar se vjen kjo ditë

Familja e Muhamed Çunit është kthyer në banesën e vet në Mitrovicë të Veriut, e cila ishte e uzurpuar që nga viti 2000. Ata thanë se e gjetën banesën në gjendje të mjerueshme, por iu gëzuan faktit se tani e tutje do të jetojnë në banesën e tyre.

Pas më shumë se dy dekadash Muhamed Çuni është kthyer në apartamentin e tij në veri të Mitrovicës, e cila i ishte uzurpuar nga serbët pas luftës.

Pas 24 vitesh ai kthehet aty ku kishte bërë hapat e parë si fëmijë


Porsa hapi derën Çunit iu kthyen edhe shumë kujtime.

“Është një ndjenjë e veçantë, sepse as nuk e kemi paramenduar që mund të ndodhë kjo një ditë, por ja që ndodhi dhe unë u ktheva sot në banesën time pas 24 viteve. Unë sot erdha për herë të parë. Gjendja është e mjerueshme, mobilet janë të dëmtuara, janë shfrytëzuar, nuk janë mirëmbajtur por kjo nuk ka fare rëndësi sepse këto janë gjëra që mund të renovohen. E rëndësishme është që jemi kthyer në banesë pas kaq viteve”, tha ai për RTK-në.

Teksa shikonte çdo kënd të shtëpisë, nuk ka se si të mos i kujtohet kur ai dhe familja u dëbuan dhunshëm nga forcat serbe në vitin 2000.

“Kam ardhur me policë të UNMIK-ut, e kemi bërë evakuimin e familjes në mënyrë urgjente dhe nuk kemi pasur kohë të marrim as gjërat elementare. Kemi pasur edhe gjëra me vlerë, por tash kur erdha në banesë ato nuk po i shoh, sigurisht janë vjedhë apo janë hedh”, shtoi ai.

Në proces të rikthimit të pronave në veri janë edhe shumë familje të tjera.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori