Nga: Frano Kulli
Një objekt përkujtimor, që përurohet sot në Dajç kushtuar Gazullorëve, origjina e mëhershme e të cilëve, siç deri më tani kumtohet, është ky fshat i Zadrimës, qarkon me fill të argjendtë rreth gjashtë shekuj histori tonën.
Histori që rrënjëzon mbrenda përmbrenda një krahine, mbrenda përmbrenda një fshati, madje në të njëjtin komunitet me lidhje të njohura gjaku, pra, të të njëjtit fis. Daniel Gazulli (1944-2012), njëri prej pinjollëve të vonë që e ka sjellë përmbledhtazi historinë e Gazullorëve, na lë të shkruar kumtin se: Mbiemri Gazulli, ashtu si dhe më parë, vazhdon të mbahet dhe sot e kësaj dite si mbiemër në disa fshatra të Zonës së Ulët të Shkodrës.
Gazujt përmenden së pari më 1301 në “Liber Reformationis” (Libri i Reformave) të Raguzës, më pas në Kadastrën Veneciane të një shekulli më vonë, 1416, ku dalin 4 shtëpi me mbiemrin Gazulli në një katund të Bregut të Bunës. Histori që fillon qysh në epokën e ndritur të Kastriotit.
Një kontribut elitar në fushë të dijes e prosperitetit identitar, me rezonim ndëreuropian e më përtej. Po shënjimi i lavdishëm i Gazullorëve në histori fillon me Gjon Gázullin (1400-1465). Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat më të shquara të shkencës europiane të shekullit XV, periudha më në shej e kohës: e humanizmit dhe Rilindjes Europiane.
Astronom me famë europiane e diplomat i shquar i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këto fusha shkëlqeu, porse veprimtaria e tij është mjaft më e gjerë: në astronomi, matematikë, fizikë, filozofi, diplomaci, arte; ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet.
Gàzulli studioi në Raguzë, (Dubrovniku i sotëm) e mandej, në vitin 1422 shkon në Padova ku kryen studimet universitare më 1428. Mbas dy vjetësh mbron atje doktoratën në një moment solemn, në të cilin shkruhet se: morën pjesë shumë arbneshë të Italisë. Po një pjesë të mirë të jetës ai e kaloi në Raguzë, nga vitet 1433-1439.
Këtu ai u emnue nga Këshilli i të Urtëve (Raguza ishte Republikë e pavarun) Rektor i Shkollave të Raguzës. Këtu edhe u bë astronom në zë në mbarë Europën sa, mbreti i Hungarisë, nëpërmjet një letre dërgue Këshillit të të Urtëve të Republikës, i lutet atij që Gàzulli të shkonte në oborrin e tij e të udhëhiqte studimet astronomike.
Diplomati. Mision i parë diplomatik i dokumentuar i Gàzullit është udhëtimi i tij për në Romë, që të takonte mbretin e Hungarisë Sigmundin (paraardhësin e Korvinit) me rastin e kunorzimit të tij mbret prej Papës. Ky mision, simbas vetë dokumenteve raguziane, i ishte besue ma të shquarit të asaj Republike e me autoritet edhe ndër hungarezë. Misioni i tij i dytë është ai i vitit 1435 në Italinë e Jugut e fill mbas pak në Slloveni. Në ato vite bashkëpunimi në mes princave shqiptarë e Sigmundit të Hungarisë ishin dendësue shumë.
Ka qenë pikërisht Gàzulli ai që lehtësoi rikthimin e shumë shqiptarëve në atdhe, me qëllim forcimin e rezistencës antiosmane e kjo veprimtari vazhdoi me udhëtime të shpeshta në Romë, Firence, Sienë, Lubjanë etj. Duke qenë i përpimë në këto veprimtari të dendura diplomatike, Republika e Raguzës e liron atë nga detyra e Rektorit dhe emnon në vend të tij Pal Gàzullin, të vëllain, që cilësohet ndër dokumente (lat.) “magister, prudens et literatus vir” (mësues, njeri i urtë dhe i ditur), çka do të thotë se kishte krye edhe ai studime universitare, si dhe identifikohet si vëlla i “magister Johannis Gaxuli” (mësues Gjon Gazulli).
(Kujtojmë se, si Pali, ashtu edhe vëllai tjetër, Andrea, do të përmenden më vonë si bashkëpunëtorë të afërt të Gjergj Kastriotit Skënderbeu). Përpos Gjonit, Pal Gàzullit, ambasador edhe ky i Kastriotit pranë Republikës së Raguzës, në vitet 1452-1459 dhe Rektor i Shkollave të asaj Republike gjithashtu, Imzot Ndue Gàzullit, doktor në filozofi, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1753), Abatit të Mirditës, Ndre Gazulli (shek.. XVII), më pas Ipeshkëv i Zadrimës e kështu me radhë, deri në ardhjen në pushtet të komunistëve, ka pasë gjithmonë një pinjoll të familjes që do të shkonte për studime në Universitetet e Europës; katolike dhe laike…
Kurse në fillim të shekullit XX, ishin tre vëllazën njëherësh, lauruar në Universitetet katolike të Europës; Gjoni (1893-1927), Nikolla (1895-1946) dhe Stefani (1896-1964). Dom Gjon Gazulli (i ri), më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var nga mbreti Ahmet Zogu, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët, për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”.
Ai që hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, deputeti i opozitës, bashkëpunëtor i Gurakuqit e kundërshtar i Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër malësi. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular kanë qenë: “Po vdes i pafajshëm.
Rrnoftë Krishti, Mbreti ynë! Rrnoftë Kisha Katolike, Nana jonë! Rrnoftë Papa, Ati ynë! Rrnoftë Shqipnia dhe shqiptarët e vërtetë!”… E varën te “Fusha e Druve” në Shkodër. Ndërsa vëllai i Dom Gjonit, dom Nikollë Gazulli, edhe ai i burgosur, u shpëton torturave dhe vdekjes nga Ahmet Zogu, por nuk i shpëtoi dot pushkatimit në vitin 1946 nga Enver Hoxha. Edhe qeveria komuniste e nisi gjyqin special me akuzat për armë në kishë. Strategji e njëjtë në dy kohë të ndryshme, e cila shkroi fatin tragjik të dy vëllezërve meshtarë.
Edhe dom Nikolla u pushkatua pas një gjyqi special politik në 1946-n. Ai, autori i “Fjalori i fjalëve të rralla të përdoruna në veri të Shqipnis”, i njohur si “Fjalori i Gazullit” dhe “Fjalori toponomastik”… Sot, Gazullorët rikthehen në tokën e rrënjëve. Përbashkuar në një memorial. Ideatori nismëtar, edhe kësaj here, është dom Nikë Ukgjini. Ai ngulmon të pohojë me patjetër përkrahjen që ka pasë nga famulltari dom Angjelin Krygja e dajçasori pasionant, Zef Ndreca…
Dom Nika, misionari i paepur i punëve të njerëzishme të trashëgimisë sonë identitare. Realizuesi i unitit kulturor të Mjedës në Kukël, gati dhjetë vite më parë, po edhe i restaurimit të Kishës së shekullit XII në Balldre e të një tjetre në Pllanë, vitin që shkoi. Kurse skulptori Sadik Spahia, profesori, autori i shtatores së përkryer të Mjedës, edhe këtu ka ofruar veprën e tij artistike, realizuar si një simbolikë ku shkrihen e interferojnë estetikisht motivi atdhetar dhe fetar te Gazullorët e mëdhenj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje