LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i bujshëm i Jamie Vardy në Ligën Premier: Shënon gol dhe pastaj tallet keq me tifozët e Tottenhamit

Rikthimi i bujshëm i Jamie Vardy në Ligën Premier: Shënon gol dhe pastaj tallet keq me tifozët e Tottenhamit

Jamie Vardy është rikthyer të luaj në Ligën Premier, pas një viti të kaluar në Championship me Leicester Cityn e tij.

Sulmuesi veteran qysh në ndeshjen e parë pas rikthimit ka gjetur golin, duke shënuar në barazimin 1-1 me Tottenham Hotspur në King Power Stadium.

Kapiteni me përvojë i Leicesterit, i cili e udhëhoqi këtë skuadër drejt një titulli të bujshëm të Ligës Premier, qëndroi me klubin edhe kur u rrëzua në Champions në maj 2023.


Ish-reprezentuesi anglez  ka shënuar gol për 1:1, e më pas është larguar shumë shpejt nga fusha. Mirëpo, me atë rast ai ka arritur të tallet me tifozët mysafirë në një mënyrë që rrallë i ka shkuar në mendje.

Vardy iu drejtua tifozëve të Tottenham, u tregoi atyre stemën e Ligës Premier dhe më pas tregoi me duar se kishte një titull dhe tifozët e Tottenham nuk e kishin asnjë.

Kaq ka mjaftuar nga Vardy që video e tij të bëhet virale në rrjetet sociale dhe tallja me tifozët e Spurs të vazhdoj të cilët nuk kanë shijuar kurrë një titull në Ligën Premier.

Tottenham kanë fituar në fakt dy tituj të kampionit, por në vitet e largëta 1951 dhe 1961. Trofeu i fundit që ka fituar skuadra londineze është Carling Cup në sezonin 2007/2008. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Premier League
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Rooney zbulon tri klubet e mëdha që i refuzoi për të luajtur për Manchester United

Rooney zbulon tri klubet e mëdha që i refuzoi për të luajtur për Manchester United

Ndërkombëtare
Ter Stegen afër rikthimit, por një rregull i UEFA-s mund ta lë jashtë Ligës së Kampionëve polakun Szczesnyn

Ter Stegen afër rikthimit, por një rregull i UEFA-s mund ta lë jashtë Ligës së Kampionëve polakun Szczesnyn

La Liga
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

La Liga
Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

La Liga
Kalo në kategori