Riktheni butësinë e peshqirëve duke i larë me këtë produkt kuzhine

E di atë ndjesinë kur del nga dushi dhe mbështillesh me një peshqir super të butë e të trashë? Është fantastike, apo jo? Por që t’i mbash peshqirët gjithmonë kaq të butë, duhet pak kujdes. Shumë njerëz pa dashje i bëjnë peshqirët të ashpër sepse përdorin shumë zbutës gjatë larjes.
Peshqirët janë shumë thithës dhe nuk e shpëlajnë dot të gjithë lëngun që mbetet nga zbutësi, ndaj krijohet një shtresë mbetjesh që i bën ata të fortë e jo aspak të këndshëm për lëkurën.
Mos u shqetëso, sepse ka një zgjidhje shumë të thjeshtë e natyrale për këtë punë. Olivia, një eksperte e larjes nga Clotheslyne, thotë që mjafton të shtosh pak lëng limoni në makinë. Sipas saj, acidi citrik që ka limoni ndihmon për të shpërbërë mbetjet e detergjentit apo zbutësit që kanë ngelur në rroba. Dhe përveç kësaj, limoni i jep një aromë të freskët rrobave – pra fiton në të gjitha drejtimet!
Olivia shton që kjo metodë është shumë e mirë edhe për peshqirët dhe çarçafët. Duke përdorur lëng limoni në ciklin e shpëlarjes, i mban ata të butë dhe të këndshëm, duke sjellë një ndjesi rehatie në shtëpi.
Pse funksionon kaq mirë limoni? Sepse acidi që ka në përbërje jo vetëm që pastron mbetjet e zbutësit, por ndihmon edhe për të zbutur fijet e rrobave në mënyrë natyrale. Gjithashtu, nëse je në një zonë me ujë të fortë – që do të thotë ujë me shumë minerale si magnez dhe kalcium – edhe kjo e bën peshqirin më të fortë. Por lajmi i mirë është që edhe këto minerale i "thyen" limoni, falë aciditetit të vet.
Sipas Olivias:
“Lëngu i limonit është një zgjidhje natyrale për ujin e fortë. Ai i tret mineralet dhe ndihmon që rrobat të dalin të buta dhe të rehatshme”.
Ja çfarë duhet të veproni që peshqirët të rikthejnë butësinë e tyre.
Fillimisht, laji peshqirët si zakonisht – pa shtuar fare zbutës dhe mos i mbush shumë në makinë, që të kenë hapësirë të lahen mirë;
Pasi të mbarojë larja, vendose makinën të bëjë një cikël vetëm për shpëlarje;
Para se të nisësh këtë cikël, shto 60 ml lëng limoni (rreth katër lugë gjelle) në ndarjen ku zakonisht vendos detergjentin;
Pas kësaj, është shumë e rëndësishme edhe si i thani peshqirët.
Nëse i thani jashtë, varni peshqirët ku ka erë të lehtë, por mos i lini më shumë se një ditë, pasi dielli i fortë mund t’i bëjë të ashpër përsëri. /Telegrafi/








































