LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në funksion faqja e INSTAT, pak ditë pasi u hakua nga iranianët

Rikthehet në funksion faqja e INSTAT, pak ditë pasi u hakua nga iranianët

Pak ditë pas sulmit nga hakerat faqja zyrtare e Institutit të statistikave rikthehet në funksion. Këtë të diel faqja online shfaqet e plotë me njoftimet, raportet zyrtare dhe vendimet e bordit.

Hakerat, të cilët dyshohet se ishin iranianë kërkonin të fshinin sistemin e INSTAT dhe kjo fshirje sipas kreut të Autoritet kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike Igli Tafa konsistonte në punën dhe aktivitetin e brendshëm të këtij institucioni.

Instituti kombëtar i Statistikave dhe AKCESK hodhën poshtë pretendimet e hakerave “Home Lend Justice” se kishin arritur të merrnin mbi 100 terabajt të dhëna duke përfshirë edhe të dhënat e fundit të mbledhura nga Censi.


“Por deri tani s’ka dalë asnjë gjurmë që të kompromentojë censit. Këto të dhëna janë të izoluara në një vend tjetër dhe nga analiza është parë që nuk janë gjetur gjurmë që shkojnë tek censusi. Deri tani censusi quhet i sigurt dhe i paprekur”, tha ai.

Prej të enjtes, Ekipi teknik i INSTAT ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Drejtori i AKCESK tha për ABC News se po punohet për rregullimin e legjislacionit që do të jetë gati në fund të shkurtit për unifikimin e proceseve të të gjitha institucioneve ndaj sulmeve kibernetike./ abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori