Me ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, rifillon sërish futbolli.

Pas një pauze më të gjatë se dy muaj, klubet tona rikthehen sërish në fushën e lojës, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet të martën (nesër)  në stadiumin “Fadil Vokrrit” nga ora 18:00.


Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje kampionale, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

72404737 10158294162763538 7372846731257446400 o

Prishtina dhe Drenica nga viti 2000 kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë janë ndeshur plot 54 herë.

Bilanc pozitiv ka Prishtina me 27 fitore, 11 barazime dhe 16 fitore për drenicasit, ndërsa prishtinasit kanë goldallim më të mirë me +30, 80:50.

Prishtina në gjashtë ndeshjet e fundit përball Drenicës ka fituar pesë ndeshje.

Armend Thaqi: Duam finalen

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, ka folur për ndeshjen dhe rikthimin pas bllokimit nga pandemia coronavirus.

“Po fillojmë sërish pas një pauze jo të dëshiruar nga të gjithë ne futbollistët, mirëpo u përballëm me pandemi globale duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar. I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica”.

73333377 10158294153998538 4985907240482373632 o

“Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës, sepse kanë ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Mirëpo, ne nuk kemi rrugë tjetër, të hyjmë në ndeshje për ta mposhtur lojën e tyre dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e din synimin tonë që të arrijmë finalen me çka besoj se do t’i afroheshim shumë garave ndërkombëtare, pra nëse vije puna edhe nëpërmjet Kupës”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app