LAJMI I FUNDIT:

“Rikthehet” dimri në Shqipëri, në disa zona trashësia e dëborës shkon në 30 cm

“Rikthehet” dimri në Shqipëri, në disa zona trashësia e dëborës shkon në 30 cm

Vijon moti i paqëndrueshëm në Shqipëri për shkak të rrymave Arktike që po ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mesdhe.

Teksa pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e shiut shoqëruar edhe me rrebeshe, në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit janë rikthyer reshjet e borës.

Situata është e tillë në askin Bogë-Theth, ku dy mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugën e hapur. Në këtë aks lëvizet me goma dimërore.


Bora mbulon Rugovën e Pejës
Lexo po ashtu Bora mbulon Rugovën e Pejës

Në qarkun Kukës në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit kanë rinisur reshjet e borës. Në Fierzë niveli i ujit ka arritur në 294 m, 2 metër larg nivelit maksimal.

Në Korçë reshjet e shiut në lartësitë mbi 1400 metër i ka lënë vend dëborës, ndërsa nuk raportohen problematika.

Në Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon ne 30 centimetër. Edhe Puka është mbuluar nga dëbora, ku trashësia në qytet shkon deri në 15 centimetra.

Edhe qarku i Elbasani është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa zonat malore janë zbardhur nga dëbora. Reshjet më të shumta të dëborës janë regjistruar në Qendrën Administrative të Steblëves në bashkinë e Librazhdit, ku ndodhet edhe Parku Kombëtar i Shebenikut që është zbardhur totalisht, duke ofruar pamje mahnitëse.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH këshillon shoferët që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori