Rikahëzohet komunikacioni në rrugën Shkup - Bllacë, probleme në terminalin e Kosovës

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se ka ndryshime në komunikacion në rrugën Shkup-Bllacë. Nga LAMM shtojnë se në pikën kufitare ka probleme në terminalin në anën e Kosovës.
“Për shkak të problemeve teknike në terminalin në anën e Kosovës, komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup – V.K. Bllacë është duke u rikahëzuar”, shtojnë nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































