Shala 31-vjeçar të martën ka luajtur rreth 60 minuta për skuadrën e Prishtinës në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Prishtinë ndaj skuadrës tjetër nga kryeqyteti, 2 Korriku.

Shala të mërkurën (sot) do të takohet me krerët e klubit për të parë nëse do të arrijë marrëveshje. Vet ish-reprezentuesi i U-21 të Zvicrës ka thënë se dëshira e tij është që të vazhdojë karrierën te skuadra e Prishtinës.


“Ende nuk kemi biseduar për kontratën, por një gjë të tillë do ta bëjë nesër (e mërkurë v.j). Luajta rreth 60 minuta në ndeshjen miqësore kundër 2 Korrikut. Besojë jam paraqitur mirë. Të kënaqur ishin me paraqitjen time edhe Prishtina. Si klub është i mirë me një histori të madhe dhe dëshira ime është të qëndrojë te kjo skuadër, por nuk mund të them më shumë pa biseduar”, ka thënë Shala të martën për “Kohën Ditore”.

Pos Shalës, të martën në miqësore janë paraqitur edhe portieri Marcos Berna, Ranieri Melo dhe Dino Agueirre. Të tre futbollistët i menaxhon vet Shala.

"Edhe për këta futbollistë do të bisedojmë për të parë nëse do të arrijmë marrëveshje", ka theksuar Shala që më herët ka bërë karrierë te Lugano, Schaffhauseni, Grasshoppersi, Salernitana, Foggia, Cagliari, Sorrento, Taranto, Venezia, Novara, Teuta e Durrësit, Vllaznia e Shkodrës dhe Amicale.
 

telegrafi sport app