LAJMI I FUNDIT:

RIINVEST – Brend për studime universitare në ekonomi

RIINVEST – Brend për studime universitare në ekonomi

•20 bursa të plota për studime në ekonomi në bashkëpunim me biznese të suksesshme kosovare (KORPORATA RUGOVË, FLUIDI RC-COLA, DEVOLLI CORPORATION, BUÇAJ RETAIL, BUÇAJ DISTRIBUTION, PASSABLE, JAHA COMPANY,TREPHARM, VITAMINKA, NËNA NAILE, ELKOS GROUP, START MICROFINANCE, DEVELOPMENT GROUP LLC)

•Shans për studim dhe punësim në kompanitë partnere prestigjioze

•INKUBATORI i biznesit për të gjeneruar biznese e punë për studentët e Kolegjit Riinvest

• Studime shqip dhe anglisht, programe, tekste dhe metoda internacionale, punë praktike në Institutin Riinvest, në kompani e banka, certifikime në ICT dhe kontabilitet dhe shkathtësi të tjera për t’i rritur aftësitë konkurruese në tregun e punës dhe studimeve

Gjatë dekadave të fundit një pjesë e madhe e të rinjve kosovarë kanë regjistruar studimet në programe të ndryshme nga fusha e ekonomisë. Shumë prej tyre kanë problem për të gjetur një punë edhe pas diplomimit. Nga ana tjetër, në Kosovë ka shumë nevojë për ekonomistë të mirë, në institucione dhe biznese. Prej nga ky paradoks? Padyshim, përgjigjja është në cilësinë e studimeve dhe të programeve, metodave të punës dhe sigurimit të cilësisë, dijes dhe shkathtësive praktike që marrin ata.

Riinvest zhvillon studime universitare nga fusha e ekonomisë me mision që të krijojë ekonomistë modernë për nevoja zhvillimore të Kosovës dhe të aftë për të konkurruar në tregun global. Riinvest synon të jetë “benchmark” – model për institucione të tjera.

Me Institutin për hulumtime ekonomike zhvillimore me traditë mbi 20-vjeçare, padyshim Institutin ndër më të njohurit në rajon, me qindra ekonomistë me doktorate dhe master të arritura në Angli, SHBA dhe vende të tjera evropiane, me një fond impresiv të studimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, me studime në shqip dhe anglisht, me tekste, përmbajtjedhe metoda të avancuara ndërkombëtare, me aktivitet të gjallë hulumtues të përqendruar në fushat kyçe zhvillimore, me partneritet me bizneset kryesore të Kosovës, në partneritete strategjike me disa universitete evropiane, Riinvest me stafin dhe studentët e tij do të bëjë diferencën me studime në fushën e ekonomisë.

Strategjia e bërjes së diferencës mbështetet në kapacitetet e veçanta (burimet dhe kompetenca) që e dallojnë kolegjin RIINVEST dhe i mundësojnë krijimin e kësaj diference.

Studentët kyçen në aktivitete kërkimore brenda institutit Riiinvest, ndjekin zhvillimet në ekonomi, përfshihen në debate në kuadër të Forumit “Tema ekonomike e muajit”, Forumi vjetor ekonomik kosovar i Riinvest-it, Konferenca ndërkombëtare “Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë”.

Brenda inkubatorit të biznesit që lansohet sivjet, studentët zhvillojnë bizneset e tyre në bashkëpunim edhe me studentë të programeve në shkenca kompjuterike. Tri profilet e studimeve nga fusha e ekonomisë kombinojnë në mënyrë optimale teorinë dhe praktikën, dijen dhe shkathtësitë për punë e studime.

Studentët e profilit Analiza ekonomike dhe biznesore e kanë lëndën e praktikës të obligueshme në Institutin Riinvest, ata të profilit Menaxhment dhe Marketing në ndërmarrjet tona partnere, ndërsa ata të Banka, financa dhe kontabilitet në banka.

Të gjithë studentët e kanë mundësinë që të inkuadrohen në projektet kërkimore të Riinvest-it, ku edhe kanë një kontratë angazhimi me pagesë. Andaj studentët tanë kanë një shkallë të lartë punësimi. Ata certifikohen për aftësi në menaxhim projektesh, teknologji informatike ( EIPASS ECDL), teknik i certifikuar kontabiliteti nga SKAK). Ata mund të zgjedhin të studiojnë biznesin në programet shqip ose në anglisht, në programet e Staffordshire University ku marrin diploma britanike në bachelor dhe master.

Në kudër të bashkëpunimit ndërkombëtar disa prej tyre tanimë kanë kryer një semestër ose vit akademik në universitete ndërkombëtare dhe kjo mundësi do të rritet në vitet në vazhdim. Me një fjalë, studimi, kërkimet, shkathtësitë për punë dhe njohja e ekonomisë dhe shoqërisë kanë gjetur një kombinim fatlum dhe mjeshtëror në Riinvest.
Duke marrë parasysh qëllimin strategjik që të sigurohet një nivel i lartë i punësimit për studentët dhe si pjesë a angazhimit për markë të mirë/brand të studimeve në ekonomi dhe biznes, menaxhmenti i Kolegjit ka rritur sivjet një bashkëpunim më domethënës me biznese të njohura kosovare për të siguruar bursa dhe punë për studentët e Riinvest-it. Këto bursa do të sigurohen nga ndërmarrje të zgjedhura, të cilat kanë një interes për të shkolluar kuadro të mira.

Studentët përfitues të këtyre bursave (konkursi tanimë është shpallur) do ta kenë të siguruar punën praktike gjatë muajve të verës në kompani në fusha të ndryshme, si në marketing e menaxhment, financa, analiza ekonomike dhe logjistikë dhe varësisht nga nevojat dhe performansa mund të vazhdojë punën e rregullt pas studimeve.

Ky është një inovacion që Kolegji Riinvest po e lanson sivjet. Krahas shumë inovacioneve të tjera edhe INKUBATORI I BIZNESIT, si entitet brenda Kolegjit do të mundësojë që studentët të krijojnë biznese reale të cilat do t’i menaxhojnë dhe zhvillojnë. Për fillim do të lansohen tri biznese në këtë inkubator. /Telegrafi/