LAJMI I FUNDIT:

Rihanna ishte e tronditur në momentin kur u arrestua partneri i saj, ASAP Rocky

Rihanna ishte e tronditur në momentin kur u arrestua partneri i saj, ASAP Rocky
Foto: YouTube

Detaje të reja janë publikuar rreth rrethanave të arrestimit të ASAP Rockyt në aeroportin e LAX, dhe sesi Rihanna ishte e pranishme pranë tij.

TMZ raporton se Rihanna ishte ‘tronditur’ duke parë të dashurin e saj ndërkohë që u arrestua pasi ata zbritën me avionin e tyre privat nga Barbados, ku kishin qenë duke pushuar.

Rihanna momentalisht është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndonëse nuk ka zbuluar akoma gjininë e foshnjës.


Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Getty Images)

Reperi nuk e priste atë, dhe burime të shumta të zbatimit të ligjit i thanë TMZ se policët “zgjodhën të mos i jepnin vëmendje Rockyt ose ekipit të tij… arrestimi ishte më shumë se një javë në përgatitje”.

ASAP u arrestua në lidhje me të shtënat e nëntorit 2021. Ata e “koordinuan arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij”.

U arrestua në aeroportin e Los Angelesit - ASAP Rocky lirohet nga burgu pasi pagoi mbi 500 mijë euro
Lexo po ashtu U arrestua në aeroportin e Los Angelesit - ASAP Rocky lirohet nga burgu pasi pagoi mbi 500 mijë euro

Rihanna, i tha medias, kishte “dëshiruar të shkonte nga vendi i tij të mërkurën në mëngjes dhe të merrte disa nga gjërat e saj, por policët nuk e lanë të hynte”.

As Rihanna dhe as Rocky nuk e kanë komentuar publikisht arrestimin.

Një burim tregoi për Entertainment Tonight dje se si ndihej Rihanna për këtë. “Kjo dramë është gjëja e fundit që Rihannass i duhet tani”, tha burimi.

“Ajo dëshiron të jetë e butë, e relaksuar dhe e përqendruar 100 për qind në ardhjen e foshnjës së saj – duke mos u stresuar”.

ASAP Rocky (Foto: YouTube)

I njëjti burim gjithashtu konfirmoi se arrestimi ishte një surprizë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori