Shumë vite më herët ishte vështirë t’i besohet mendimit të riformimit, posaçërisht pas diturisë për rrezikshmërinë e kancerit të gjirit.
Dr. Hasime Terziqi,
kirurg plastik
Indikacion për rekonstruimin (riformimin)e gjirit janë: mastektomia radikale e modifikuar dhe psiko-onkologjike. Kundërindikacionet për rekonstruimin e gjirit janë: gjendja e përgjithshme e rëndë nga aspekti internistik, mundësitë teknike të kirurgut për të realizuar intervenimin, forma evolutive e kancerit, mastitit karcinomatoz, stadi i katërt i sëmundjes.
Vendimmarrjen për rekonstruimin e gjirit e bën kirurgu plastik së bashku me pacientin. Përzgjedhja e metodës së rekonstruimit bëhet nga rasti në rast duke pasur parasysh edhe arritjen maksimale estetike. Prandaj, mund te themi se si faktorë që ndihmojnë në këtë vendimmarrje hyjnë: gjendja e përgjithshme e pacientes, vendlokalizimi i karcinomës (vraga, kualiteti i lëkurës dhe e muskulit në vendin e operuar), madhësia dhe forma e gjirit tjetër, kërkesat dhe të priturat e pacientes nga ky realizim, duke qenë çdo herë në vëmendje të simetrisë së të dy gjinjve.
Rekonstruksioni mund të bëhet menjëherë pas largimit të gjirit (mastektomisë) -rekonstruksioni primar i gjirit, apo 3-6 muaj pas intervenimit kirurgjik – rekonstruksioni sekondar, si dhe rekonstruksioni pas shumë vitesh.
Rekonstruksioni primar i gjirit
Rekonstruksioni primar ndikon në zvogëlimin e traumës psiko-sociale duke i dhënë shpresë pacientes për një shërim të plotë me një pamje të ruajtur të gjirit pas mastektomisë. Kjo metodë mund të realizohet tek pacientet të cilat nuk janë në stade të avancuara të sëmundjes, gjegjësisht në stadin e I-rë dhe të II-të, ku madhësia e tumefaktit nuk i kalon tre centimetra; nëse tumori nuk ka infiltruar lëkurën ose murin e kraharorit; nëse nuk i ka të rritura gjëndrat (nodet) limfatike regjionale – aksillës (në sqetull) si dhe, nëse nuk ka metastaza të largëta- në organe të tjera.
Rekonstruimet sekondare
Rekonstruksionet sekondare janë intervenime kirurgjike të cilat realizohen në periudhat pas largimit të gjirit – mastektomisë. Qëllimi i rekonstruksionit është arritja maksimale e simetrisë me formimin e gjirit të ri, me madhësi dhe formë të duhur, formimin e palës inframamale si dhe të gjendjes anatomike të aksillës. Ky rekonstruksion duhet te realizojë pamjen e gjirit pas mastektomisë- shumë të përafërt me gjirin e shëndoshë.
Ekzistojnë tipe të ndryshme të rekonstruksionit tek gjiri pas mastektomisë. Të gjitha kanë rëndësinë e vet në veçanti si dhe arsyet e referimit si indikacion për riformimin e gjirit pas mastektomisë.
Riformimi i gjirit me teknikën e augmentimit – implanteve është e indikuar tek pacientet me konstrukt mesatar të kafazit të kraharorit, moshë mesatare dhe gjokse me vëllim më të vogël.
Riformimi i gjirit me përdorimin e ekspanderëve – indikohet tek pacientet tek të cilat pas largimit të gjirit nuk ka lëkurë të mjaftueshme.
Riformimi i gjirit pas mastektomisë duke aplikuar metodën e kombinuar të përdorimit të indit nga trupi dhe plus implantit, është indikacion për pacientet të cilat pas largimit të gjirit nuk kanë lëkurë të shëndoshë dhe të mjaftueshme dhe mund të kenë probleme përfundimtare estetike.
Riformimi i gjirit me përdorimin e indeve nga vet trupi d.m.th – përdorimi i lëkurës, nënlëkurës dhe të muskulit si lembo e lirë lokale apo pedunkulare – e varur. Indikohet tek pacientet të cilat nuk dëshirojnë redukimin e gjirit të shëndoshë dhe vetëm rritjen e vëllimit të gjirit. Dhe, si përfundim, duhet të bëhet edhe që të arrihet simetri e plotë me gjirin e riformuar.
Pas riformimit të gjirit, pacientja, shumë më lehtë përballet me problemin e sëmundjes, duke pasur një jetë më kualitative me familje, në punë si dhe në shoqëri. Pas largimit të gjirit te gruaja lindin probleme psikologjike me manifestime depresive, humbja e vetëbesimit, bukurisë femërore, humbje e dëshirës seksuale, frika nga recidivet etj. Prandaj riformimi i gjirit është trajtimi më bashkëkohor dhe më i preferuar për gjirin pas mastektomisë. Rekonstruimi i gjirit nuk e pengon trajtimin e mëtutjeshëm onkologjik dhe nuk ka ndikim në mbijetesë. Shumë hulumtime kanë treguar që riformimi i gjirit nuk ka ndikim në recidive të karcinomës.
Rreziqet
Si në çdo intervenim kirurgjik ekzistojnë rreziqet si gjakderdhja, hematoma ose seroma, formimi i cikatriksit (vrragës) hipertrofik, nekroza – indi i vdekur, problemet me vendin donor-regjioni nga i cili është marrë lembo (copa indore për rekonstruksion), komplikimet e mundshme gjatë operimit, infeksioni, kontraktura e kapsulës te implantet e vendosura si dhe rreziku nga anestezioni.
Çka pas intervenimit
Varësisht nga metoda e intervenimit, hospitalizimi i pacientes zgjat nga disa ditë deri disa javë. Kurse trajtimi post operativ mund të zgjasë tri javë nëse kemi të bëjmë me vendosjen e implanteve ose 6-8 javë kur bëhet riformimi i gjirit me lembo TRAM ose Latissimus dorsi. Edhe pas riformimit nuk mund të pritet se ndjeshmëria do të fitohet menjëherë, duhet kohë e shpesh edhe mund të zgjat një vit ose dy , deri sa të arrihet një ndjeshmëri solide. Vragat – cikatrikset shërohen shpejt, ndërsa aktivitetet e tjera seksuale si dhe sporti mund të fillojnë pas gjashtë javësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij