Nga sot është rikthye linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ora 07:00, e mëngjesit shënoi nisjen e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, derisa kthimi i fundit do të realizohet në orën 20:00.
Bartja e maskave, si dhe distanca sociale, janë ndër masat që duhet t’i respektojnë udhëtarët.
Kështu ka bërë të ditur, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj, i cili thotë për KosovaPress, se kjo linjë do të realizohet me një orar më të reduktuar, për shkak të pandemisë.
“Sot ka filluar linja e aeroportit që e quajmë Linja 1A, duke filluar operimin nga ora 7:00, nisja e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, ndërsa nisja e fundit apo kthimi i fundit nga aeroporti është në ora 20:00. Siç dihet ndërprerja ka ndodhur si rezultat i përhapjes së pandemisë, me ç ‘rast u ndërprenë edhe fluturimet atëherë, edhe ne e kemi ndërprerë qarkullimin në këtë linjë. Tani e filluam me një orar më të reduktuar sepse edhe për një kohë për shkak të pandemisë, përdorimi i autobusëve do të jetë më i vogël”, thotë ai.
Rexhepaj theksoi se me kufizimin e udhëtarëve në 20 persona në autobus, është vështirësuar qarkullimi duke zvogëluar të hyrat, derisa thotë se për kompaninë në fjalë shërbimi ndaj qytetarëve është primar.
“Me masat që jemi duke i ndërmarr që janë rekomandime nga institucionet përgjegjëse, është vështirësuar qarkullimi, por kemi hasur në një mirëkuptim që me këtë rast dua t’i falënderoj qytetarët sepse e respektojnë shumë mirë kufizimin që është 20 persona brenda autobusit si dhe vendosja e maskave… Të hyrat janë shumë të vogla, por me rëndësi për neve si ndërmarrje është shërbimi ndaj qytetarëve që hyn në shërbimet esenciale për qytetarët. Prandaj ne duhet të vazhdojmë me shpresë që pas një kohe do ta kalojmë pandeminë dhe t’i kthehemi normalitetit”, thotë ai
I pari i Ndërmarrjes Publike të “Trafikut Urban”, i njoftoi qytetarët se përdorimi i autobusëve është i sigurt dhe se dezinfektimet po bëhen në përmasa ditore.
“Njoftojmë qytetarët se përdorimi i autobusëve tonë është shumë i sigurte, me shumë përkushtim jemi duke i respektuar masat dhe rekomandimet nga IKShPK, duke bërë dezinfektim të rregullt ditor apo manual nga ekipi jonë i mirëmbajtjes, si dhe dezinfektim profesional nga një kompani e kontraktuar çdo 20 ditë”, deklaron Rexhepaj.
Një ndër masat që kishte marrë Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ishte edhe ndalimi i qarkullimit të transportit urban dhe ndër urban në tërë territorin e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova