Procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar dhe deri tani dështuan edhe disa përpjekje ndërkombëtare për të zhbllokuar situatën. Kjo bllokadë dhe përplasjet e vazhdueshme kanë çuar në shtimin e tensioneve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e polikave, Naim Rashiti thotë se situata aktuale po e fut Kosovën në një status quo të gjatë dhe të rëndë. Ai thotë se një proces i vazhdueshëm bisedimesh Kosovë-Serbi do të mund të ulë tensionet e larta ndërmjet të dy vendeve.
“Vetë procesi intensiv i ul tensionet, i ul gjakrat dhe natyrisht me bashkërendime të brendshme, nëse elitat në Kosovë dhe Serbi arrijnë të bashkërendojnë veprimet në mes vete sepse ky është defekti kryesor i këtyre dy viteve, por si i tillë do ta bënte procesin shumë më praktik dhe ruajtjen nga ngritja e tensioneve”,tha ai.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se procesi i bisedimeve shpeshherë është keqpërdorur nga Prishtina dhe Beogradi dhe kjo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet ndëretnike në vend.
“Dialogu Kosovë-Serbi ka ndikuar edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, pasi që shpesh komunitetet kanë qenë të marra peng nga politika, qoftë e Prishtinës apo Beogradit zyrtar. Kjo tregon që politika në Kosovë duhet të jetë më vigjilente dhe duhet të tregojë një seriozitet më të madh që patjetër dialogu Kosovë-Serbi të mbetet një çështje e rëndësisë së lartë por që mos t’i lejë anash çështjet tjera”, tha ajo.
Analistët thonë se muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi pasi që sipas tyre, po bie interesimi i faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes ndërmjet dy vendeve.
Rashiti thotë se nga rënia e interesimit më së shumti do të pësonte Kosova, që nga menaxhimi i sfidave të brendshme deri te ato ndërkombëtare.
“Kosova pastaj duhet të mendohej mirë dhe të bëj zgjidhje, a është në gjendje që politikisht dhe institucionalisht të ruaj qëndrueshmërinë e brendshme, të konsolidoj shtetin për aq sa rrethanat tjera ndërkombëtare lejojnë. Por, do të jetë jë status quo e gjatë e rëndë e cila natyrisht që mund të menaxhohet por kërkon shumë angazhim politik për çka edhe nuk po i shohim udhëheqësit e gatshëm”,tha ai.
Ndërsa, Jeta Krasniqi tërheq vëmendjen edhe tek mungesa e bashkërendimit të institucioneve të Kosovës përballë bisedimeve me Serbinë, gjë që mund të sjellë një marrëveshje jo të mirë për vendin.
“Por mbetet fakti që edhe nëse tarifat hiqen dhe palët ktheheshin në dialog, Kosova nuk është e përgatitur në kuptimin që ende nuk ka një qëndrim unik të shtetit të Kosovës i cili mbështetet nga udhëheqësit institucional dhe kjo që patjetër e dëmton rolin e Kosovës, por edhe të ardhmen dhe vet pozitën e Kosovës në tryezën e diskutimeve”,tha ajo.
Kosova e Serbia vazhdojnë të mbajnë qëndrime të pandryshuara përballë mundësisë së vazhdimit të bisedimeve. Derisa, Serbia kërkon heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe si kusht për të vazhduar bisedimet, Kosova kërkon që bisedimet të mos kushtëzohen. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit