Rezultuan pozitiv 13 futbollistë me Covid-19, shtyhet ndeshja mes Mainz dhe Dortmund

Mainz 05 ka qenë nikoqir i Borussia Dortmundit në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga, ndeshje e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën nga ora 15:30.
Por kjo ndeshje është shtyrë për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 që janë paraqitur tek skuadra vendase.
Mainz njoftoi ditë më parë se 19 persona të klubit kanë rezultuar pozitivë në testet e bëra, teksa 13 nga ta janë futbollistë.
Takimi ishte paraparë të zhvillohet, por tre e ekipit të parë, Robin Zentner, Finn Dahmen dhe Lasse Ries gjithashtu janë pozitiv dhe Mainz nuk mund të luaj.
Vendasit kishin bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Gjermanisë që ndeshja të shtyhet dhe pas bisedimeve me zyrtarët e Dortmund, kjo ndeshje është vendosur të shtyhet.
Kësisoj tanimë është caktuar edhe orari i ri i ndeshjes, e cila pritet të zhvillohet më 16 mars me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/




















































