Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se më datën 1 tetor 2020, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik ( Zeqir) Zeqiri, i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, komuna e Mitrovicës, është zhdukur.

“Që nga data e raportimit hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.


Mbi bazën e këtyre rrethanave , hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823”, thuhet në njoftim nga policia.

jik

Person i zhdukur, Faik (Zeqir )Zeqiri,i lindur më 10, 9,1961, Mitrovicë, flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m., sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi. /Telegrafi/