Edhe dita e tretë e turneut IEM Cologne pati ndeshje interesante dhe me befasi, ku disa nga ekipet veçse janë eliminuar nga turneu dhe kanë humbur garën për grupin e çmimeve afër 1 milion dollarë.

Tashmë kanë mbetur vetëm dhjetë ekipe në garë për çmimin e vendit të parë në turneun IEM Cologne.


Ekipi i Vitality është eliminuar pasi u mposht nga ekipi MOUZ me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa ekipi FURIA më në fund ka arritur që të fitoi një ndeshje duke e eliminuar ekipin Outsiders.

Gjithashtu ekipi Liquid ka fituar ndeshjen ndaj ekipit brazilian 00Nation, duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndërsa FaZe dhe Astralis po tregojnë formë të mirë pasi fituan ndaj kundërshtarëve të tyre dhe do të ndeshen ndaj njëra tjetrës, për një vend në gjysmëfinale.

Më poshtë i gjeni rezultatet nga dita e tretë e turneut IEM Cologne CS:GO:MOUZ  2 – 1 Vitality Spirit 0 – 2 FaZe Cloud9 0 – 2 Astralis Liquid 2 – 1 00Nation Outsiders 0 – 2 FURIA
NIP 2 - 1 G2

/Telegrafi/

telegrafi sport app