Mishi i prishur bleg i cili u importua nga kompania kosovare “Euro-Ida” nxiti marrjen e masave nga institucionet.
Kjo kompani tashmë është mbyllur dhe nuk importon asnjë produkt të mishit.
Inspektorët regjional të veterinës pas skandalit të mishit, kanë marrë mostrat nga kompania në fjalë.
Nga mostrat e marra prej fabrikës në Rahovec, rezultatet kanë dalë të mira.
Mostrat të cilat janë marrë janë këto: analiza fiziko, kimike dhe bakteriologjike dhe pas marrjes së analizave, këto analiza janë dërguar në LVK Laboratorin Veterina të Kosovës-Prishtinë.
Në një përgjigje për Indeksonline, Inspektorati i Komunës ka thënë se nga tri herë që janë marr mostrat, rezultatet kanë dal mirë.
“Kemi marrë mostra tri herë dhe i kemi dërguar në laboratorin veterinar të Kosovës. Të dhënat mbi mostrat e marra kanë dal mirë. Kurse herën fundit mostrat janë marrë ditën e martë me datë 10 Prill 2018 dhe jemi në pritje të rezultateve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Zyrtarët komunal kanë bërë të ditur se kjo fabrikë është mbyllur dhe se janë në vazhdimësi duke bërë inspektime në dyqanet që kanë produkte mishi.
“Inspektorët komunal dhe regjional janë në vazhdimësi në inspektim, nëpër të gjitha dyqanet të cilët kanë produkte të mishit. Në bashkëpunim me inspektorët regjional të veterinës, depo e fabrikës në fjalë është mbyllur dhe tani për tani nuk është duke funksionuar” thuhet tutje në përgjigjen e tyre.
Është kontaktuar edhe Agjencia e Veterinës së Kosovës (AVK) lidhur me rezultatet e mostrave dhe cilësinë e mishit të kësaj fabrike, mirëpo të njëjtit ka një javë që nuk kanë shprehur interesim të ju përgjigjen telefonatave dhe e-mailave të redaksisë.
Që nga koha kur u bë i ditur skandali me mish të prishur nga Belgjika, komunat kanë marr masa dhe janë në inspektim të vazhdueshëm.
Për falsifikimin e etiketave dhe importimin e mishit 12 vjet të vjetër, prokuroria tashmë ka nisur hetimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze