Rezultatet dhe tabela në Superligën e hendbollit meshkujt dhe femrat

Besa triumfoi me rezultat 30:27 (18:11) kundër Prishtinës, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Në periudhën e parë të lojës pejanët dominuan dhe ishin në epërsi me shtatë gola (18:11).
Në pjeslën e dytë, Prishtina u orvat me forcat e saja, por vetëm e ngushtoi humbje në tri gola diferencë (27:30). Arben Muçolli, kryetrajner i Besës, startoi me fitore, pasi ishte ndeshja e parë për ta në këtë edicion. Kastriot Jupa, ishte prej më të mirëve në radhët e Besës, tha se importuan dy pikë të mëdha dhe sipas tij, nuk sheh konkurrencë deri në fund. “Kemi qenë të bindur për fitore dhe kemi hyrë në ndeshje me motivin më të madhe për të përmbyllur ndeshjen si është më së miri dhe fatmirësisht përfundoj në favorin tonë”, tha Jupa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Në pjesën e parë dhamë më të mirën tonë, por në pjesën e dytë bëmë shumë lëshime në mbrojtje dhe shumë topa të humbur në sulm dhe ndikoj në fund që rezultati përfundimtar të ishte i ngushtë. Synimi jonë është ta përmbyllim kampionatin sikurse vitin e kaluar me dy tituj, por këtë vit kemi një Vushtrri më të mire dhe duhet të kemi kujdes nga ata, sepse kanë bërë ndryshime të mëdha në klub”, ka thënë Jupa.
Superliga, meshkujt
Prishtina-Besa Famiglia 27:30 (11:18)
Vushtrria-Vëllaznimi 35:30 (21:14)
Samadrexha-Drenica me 22 shtator
Zhegra-Kastrioti 34:32 (22:15)
Drita-Trepça 34:23 (16:14)
Tabela
1. Vushtrria 2 2 0 0 4
2. Kastrioti 2 1 0 1 2
3. Prishtina 2 1 0 1 2
4. Besa Famiglia 1 1 0 0 2
5. Drita 2 1 0 1 2
6. Zhegra 2 1 0 1 2
7. Vëllaznimi 2 1 0 1 2
8. Samadrexha 0 0 0 0 0
9. Drenica 1 0 0 1 0
10. Trepça 2 0 0 2 0
Në javën e tretë, takohen: Besa Famiglia-Drita, Kastrioti-Vushtrria, Drenica-Prishtina, Vëllaznimi-Samadrexha dhe Trepça-Zhegra.
Liga e femrave, java 1
Kastrioti-KEK-u 43:13
Prishtina-Samadrexha 34:25
Shqiponja-Vushtrria 29:19
Vëllaznimi-Trepça 35:13
Istogu- Drita 17:17
Në javën e dytë, takohen: Kastrioti-Istogu, Drita-Shqiponja, Vushtrria-Vëllaznimi, Trepça- Prishtina dhe KEK-u-Samadrexha.



















































