Ekzistojnë dy rezoluta të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që bëjnë thirrje për pezullim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por asnjëra dhe as tjetra asnjëherë nuk kishin arritur efektin për të cilin ishin miratuar.
Bëhet fjalë për rezolutën e miratuar në Kuvend pas arrestimit të kryeministrit aktual, Ramush Haradinaj në Francë si pasojë e një fletarresti të shtetit serb ndaj tij në Interpol, në vitin e kaluar.
Si dhe rezoluta e vitit 2016 e miratuar pikërisht për shkak të fletarrestimeve të Serbisë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pasi ishte arrestuar koloneli i Policisë, Nehat Thaçi në Serbi.
Të dy rezolutat thonë se dialogu duhet të pezullohet derisa Serbia të largojë fletëarrestet që nuk kanë bazë ligjor, e të cilat u konsideruan përndjekje politike ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe figurave politike aktuale të Kosovës që ishin pjesë e saj.
Megjithatë ato asnjëherë nuk kishin pasur fuqinë obligative për Qeverinë apo Presidencën që vazhduan dialogun.
Njëjtë si këto dy rezoluta, politikanë e ekspertë thonë se do të mund të përfundojë edhe rezoluta e radhës që është propozuar të votohet në Kuvend nga opozita, e që mëtohet të ndalojë presidentin Thaçi apo këdo tjetër që të negociojë për kufijtë e Kosovës.
Kjo ngase juridikisht rezolutat parlamentare nuk kanë fuqi obliguese.
Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje tha për KosovaPress se Thaçi përherë ka injoruar vendimet e Parlamentit, gjë që do ta bëjë sërish.
“Janë dy rezoluta në fakt, njëra ka qenë e kufizuar sepse ka qenë e lidhur vetëm me lirimin e z. Haradinaj, kurse një tjetër mesa e mbaj mend ka qenë diku ka tetori i 2016-ës, e cila e kushtëzon fillimin e dialogut me tërheqjen e fletëarresteve për ushtarët e UÇK-së. Edhe në kohën kur kane qenë të votuara nga Parlamenti këto rezoluta, zakonisht nuk ka pas ndonjë reflektim nga Thaçi për vazhdimin, për sa i përket këtij kushtëzimi për vazhdimin e dialogut. Zakonisht ai ka vazhduar duke injoruar vendimet e Parlamentit. Unë mendoj që në fakt nuk do të ishte dëm një rezolutë tjetër në raport me dialogun, përkatësisht me situatën aktuale që jemi rreth dialogut, por se jam i sigurt se edhe një rezolutë e tillë do të injorohej nga Thaçi”, ka thënë Zogiani.
Rezolutat që ishin nxjerrë pas arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sipas tij, flasin për kufizime të cilat Thaçi asnjëherë nuk i kishte marrë parasysh.
Zogiani po ashtu shpjegon arsyen pse rezolutat nuk mund të kenë asnjë efekt. Dhe për këtë ai përmend si argument marrëveshjen e prillit 2013, në të cilën Qeveria e Kosovës zotohet të vazhdojë dialogun me Serbinë, me lehtësimin e Brukselit, e të cilën vetë Parlamenti e kishte miratuar.
Edhe Isuf Zejna nga Demokracia Plus ka thënë për KosovaPress, se rezolutat nuk do të mund të kenë asnjë fuqi obligative, çfarë kanë për shembull ligjet.
Por sipas tij, ato paraqesin megjithatë një qëndrim politik për një situatë të caktuar që autoritetet në vend, si Presidenca do të duhej t’i merrte parasysh.
Të hënën kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë kërkesën e grupit parlamentar të LDK-së që mbështet opozita në parlament, për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme më 4 shtator e në të cilën do të propozohet për miratim një rezolutë parlamentare që ndalon presidentin Thaçi dhe këdo tjetër që të diskutojë për kufijtë e Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Ky reagim i opozitës vjen pasi presidenti Thaçi kishte dalë publikisht me idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kundër kanë dalë opozita e shoqëria civile që ka paralajmëruar protestë kundër Thaçit më 5 shtator të këtij viti.
Kundër korrigjimit të kufijve ka dalë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe disa ministra të BE-së.
Derisa duke komentuar kërkesën e opozitës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme dhe miratimin e rezolutës kundër Thaçit, kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për media ka thënë se seanca është vetëm edhe një ngjarje tjetër politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës